Shqipëria Postuar më 14 Korrik 2025, 10:12

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore? – Rritje për Dollarin, Frangën e Paundin!

Nga Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore? – Rritje për

Dollari amerikan e ka nisur javën pozitivisht duke regjistruar rritje këtë mëngjes në raport me javën që lamë pas duke u blerë sot me 83.1 lekë dhe duke u shitur me 84.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane sakaq vijon në ruaj relativisht po të njëjtat kuota sikurse disa kohë tashmë teksa është blerë këtë të hënë me 97.3 lekë dhe është shitur më 98.1 lekë në raport me javën e kaluar.

Franga zvicerane ndërkaq ka shënuar një rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm duke u blerë me 104 lekë dhe duke u shitur me 105 lekë krahasuar më një javë më parë.

Referuar tregut të brendshëm valutor Paundi britanik edhe pse e ka nisur javën në rritje ka pësuar një zbritje të ndjeshme të kuotës gjatë fundjavës duke u blerë sot me 112 lekë dhe duke u shitur me 113.2 lekë.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat