Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, mes gjeopolitikës e meritës - Unioni, vëmendje maksimale në rajon. Si dhe pse ndryshoi kjo qasje?
“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian”, këto ishin disa nga fjalët e Presidentes së Komisionit Evropian në ditën e parë të Forumit të Investimeve që u mbajt në Tiranë.
Që prej vitit 2022, qasja e Bashkimit Evropian ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor ka ndryshuar plotësisht. Nga atëherë e deri më tani shohim jo vetëm një vëmendje më të shtuar të BE-së në rajon, por edhe një rritje të pranisë së saj në terma investimesh dhe projektesh. Por pse nga 2022 e tutje?
Sepse atëherë Rusia sulmoi Ukrainën. Nga ai moment, Bashkimi Evropian ndryshoi plotësisht drejtimin e saj gjeopolitik. Vite të tëra pritjeje për Shqipërinë u shpërblyen me mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për hapjen e negociatave në korrik 2022, gati 5 muaj pas nisjes së sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës. Lufta në Ukrainë, megjithëse ironike ishte një “bekim” sidomos për vendin tonë.
Megjithatë, nuk mohohet dot fakti se në atë periudhë ishte krijuar e ashtuquajtura “lodhje nga zgjerimi” në vendet e rajonit. BE nuk po tregohej aq e hapur për të pranuar vende të reja, ndërsa procesi i anëtarësimit sa vinte e zvarritej, me Unionin që vetëm shtonte kërkesat që duhej të plotësonim. Kjo i shtyu disa vende të rajonit që të krijonin marrëdhënie më të ngushta me partnerë të tjerë nga Lindja. Lëvizje e cila nuk tingëlloi mirë për Bashkimin Evropian.
Nuk mohohet gjithashtu fakti se Shqipëria ka punuar dhe kryer shumë nga detyrat që Bashkimi Evropian i ka vendosur, ndërsa mbetet akoma edhe shumë për të bërë. Gjithsesi, në kushtet kur Bashkimi Evropian hap negociatat me Ukrainën dhe Moldavinë, pa plotësuar kritere dhe duke i kaluar të gjithë ato etapa të cilat vendit tonë i kushtuan vite të tëra, pse duhet të jetë BE aq strikte me ne dhe pjesën tjetër të fqinjëve tanë në aspektin e reformave?
Zgjerimi i BE-së është meritokratik, por para kësaj është një përgjigje e llogaritur ndaj sfidave gjeopolitike. Bashkimi Evropian kërkon të jetë partneri kryesor i Ballkanit Perëndimor, që ta mbajë brenda zonës së saj të influencës.
Plani i Rritjes Ekonomike prej 6 miliardë eurosh ishte një mjet i përdour nga BE për t'i ardhur në ndihmë vendeve të rajonit në realizimin e reformave dhe përshpejtuar kështu procesin e anëtarësimit. Ndihmat financiare të BE-së ndaj Shqipërisë datojnë që prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në 1992, me një sërë programesh të dedikuara. E njëjta gjë vlen edhe për pjesën tjetër të rajonit. Megjithatë, për euroskeptikët, sa ka shpenzuar BE për Ukrainën, nuk ka shpenzuar në vite të tëra për Ballkanin Perëndimor.
Lufta në Ukrainë solli një dëm të madh ekonomik për Bashkimin Evropian, me krizën energjetike dhe inflacionin. BE ishte thuajse plotësisht e varur nga gazi rus, si dhe nga inputet ukrainase dhe ruse në industrinë e automobilave, kimikateve dhe çelikut. Për këtë arsye, Unioni po synon të krijojë një pol energjetik, inputesh të industrisë automative dhe inteligjence artificiale në rajon, për të shkëputur varësinë e saj nga Rusia dhe Kina, të sigurojë burimet e saj nga “shtëpia” në kohë krizash, si dhe të konkurrojë superfuqitë e tjera. Normalisht që kjo nuk mjafton për të arritur këtë, pra të investohet vetëm në Ballkanin Perëndimor, por investimet po shtrihen edhe në të gjitha vendet anëtare të saj.
Nisur nga deklarata e Ursula Von der Leyen në Forumin e Investimeve, nga 8 marrëveshjet e lidhura ditën e parë të këtij eventi, do të përfitojnë të dyja palët, si kompanitë lokale të rajonit ashtu edhe ata të Unionit.

Nga siguria te investimi: ALBSIG mirëpret median në mjediset moderne në Downtown One
ALBSIG, pjesë e Grupit Kastrati, mirëpriti përfaqësues të mediave në ambientet e reja në ndërtesën ikonike Downtown One, ku u zhvillua një konferencë për......

Rekord vizitorësh në sitet kulturore dhe historike - Kryeministri Rama: Rritje me 57% krahasuar me vitin e kaluar
Numri i vizitorëve të huaj në sitet tona kulturore dhe historike, po njeh gjithnjë e më shumë rritje. Kryeministri Edi Rama, bën të ditur me anë të një......

“Nuk ka kohë për të pritur”! - Von der Leyen në Malin e Zi u bën thirrje investitorëve
"Mali i Zi ka potencial të jashtëzakonshëm, por investimet në ekonomi ende nuk e kanë arritur këtë potencial", tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula......

1 në 7 shpikje në Gjermani, nga emigrantët - Studimi: Po kontribuojnë gjithnjë e më shumë në zhvillimin e vendit
Sipas Institutit të Ekonomisë Gjermane (IW), një numër gjithnjë e në rritje i patentave në Gjermani vijnë nga njerëz me prejardhje të huaj. Në vitin 2022,......

Tranzicioni energjetik i Greqisë, në rrezik - Cilat janë pengesat që kërcënojnë objektivat e vitit 2030?
Varësia e tepërt nga panelet fotovoltaike dhe zhvillimi i ngadaltë i teknologjive të reja apo sistemeve të ruajtjes së energjisë po rrezikojnë të ardhmen e......

Nga 1 Janari 2026 nis rivlerësimi i pasurive - Ndërtuesit: Të qartësohet “vlera e tregut”! Efekti të shtrihet deri në Dhjetor
Shoqata e Ndërtuesve ka sugjerime sa i takon projektvendimit për rivlerësimin e pasurive, i cili është aktualisht në fazë konsultimi publik. Sipas draftit,......

“Serbia do të mbrojë interesat e saj për naftën” - Vuçiç: Nuk do të ketë mungesë, apo krizë energjetike
Serbia do të bëjë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur interesat e saj përballë sanksioneve të Shteteve të Bashkuara ndaj kompanisë së naftës NIS,......

Transformim urban në Sarandë - FSHZH: 270.4 mln lekë për rrugën “Butrinti”
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e tenderit për transformimin urban në hapësira publike kryesore, rikualifikimi i rrugës “Butrinti”, Sarandë.......