Shqipëria Postuar më 30 Prill 2026, 17:32

AIDA merr pjesë në Konferencën e Biznesit Gjermani – Shqipëri në Berlin dhe organizon një workshop mbi investimet në Shqipëri

Nga Scan TV

Më 30 prill 2026, në ambientet e Haus der Deutschen Wirtschaft u zhvillua Konferenca e Biznesit Gjermani –Shqipëri, një takim i rëndësishëm i përfaqësuesve institucionalë dhe të biznesit nga të dy vendet, me fokus në bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimit.

 

Albanian Investment Development Agency mori pjesë në këtë aktivitet dhe organizoi një workshop të dedikuar temës “Investment Opportunities and Incentives of Albania – and Investment Protection”.

Workshop-i u hap nga Znj. Laura Saro, Drejtor Ekezutiv i AIDA, me një prezantim të fokusuar te roli i Gjermanisë si një partner kyç ekonomik për Shqipërinë, si dhe te përpjekjet e vazhdueshme për të prezantuar dhe lehtësuar mundësitë e investimit në vend.

Gjatë workshop-it u paraqit një panoramë e zhvillimeve kryesore ekonomike në Shqipëri, me fokus në sektorët me potencial të lartë rritjeje, infrastrukturën strategjike dhe instrumentet që mbështesin investitorët e huaj në faza të ndryshme të procesit të investimit.

 

Pjesëmarrja në këtë konferencë shërbeu si një mundësi për të paraqitur më nga afër klimën e investimeve në Shqipëri dhe për të nxitur interesin e komunitetit të biznesit gjerman për projekte konkrete dhe bashkëpunime të ardhshme në sektorë me potencial zhvillimi.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat