Rekord vizitorësh në sitet kulturore dhe historike - Kryeministri Rama: Rritje me 57% krahasuar me vitin e kaluar
Numri i vizitorëve të huaj në sitet tona kulturore dhe historike, po njeh gjithnjë e më shumë rritje. Kryeministri Edi Rama, bën të ditur me anë të një postimi në rrjetet sociale, se nga janari deri në shtator janë numëruar gjithsej 1 milion e 259 mijë e 774 vizitorë, një rritje me 57% krahasuar me një vit më parë. Kjo dëshmon interesin e turistëve të huaj për trashëgiminë kulturore shqiptare.
Por cilat janë destinacionet më të vizituara?
Përveç turizmit bregdetar, janë gjithnjë e më shumë turistë që zgjedhin të eksplorojnë historinë, traditat dhe trashëgiminë kulturore shqiptare.
Sipas shifrave, Parku Arkeologjik Butrint renditet i pari, duke tërhequr turistë nga e gjithë bota me 257.670 vizitorë. Më tej, Kalaja e Gjirokastrës, pjesë e trashëgimisë botërore ka regjistruar 253. 407 vizitorë. Parku Arkeologjik Shkodër ka mirëpritur 150.927 turistë. Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” vijon të jetë një nga atraksionet kryesore kulturore, veçanërisht për vizitorët që dëshirojnë të njihen me historinë e rezistencës shqiptare ndaj Perandorisë Osmane, ku ka regjistruar 147.178 vizitorë; si dhe Parku Arkeologjik i Apolonisë ka numëruar 109.669 vizitorë.
Turizmi është kthyer në aktivitet gjithëvjetor. Rritja e numrit të turistëve tregon se turizmi kulturor po merr një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe promovimin e imazhit të vendit tonë në botë.
Shqipëria po afirmohet, si një destinacion i pasur me histori, kulturë dhe identitet të veçantë.
Referuar shifrave nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, nga janari në shtator 2025, Shqipëria ka mirëpritur në total 10,228 milionë vizitorë, duke shënuar një rritje prej 6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

“Nuk ka kohë për të pritur”! - Von der Leyen në Malin e Zi u bën thirrje investitorëve
"Mali i Zi ka potencial të jashtëzakonshëm, por investimet në ekonomi ende nuk e kanë arritur këtë potencial", tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula......

1 në 7 shpikje në Gjermani, nga emigrantët - Studimi: Po kontribuojnë gjithnjë e më shumë në zhvillimin e vendit
Sipas Institutit të Ekonomisë Gjermane (IW), një numër gjithnjë e në rritje i patentave në Gjermani vijnë nga njerëz me prejardhje të huaj. Në vitin 2022,......

Tranzicioni energjetik i Greqisë, në rrezik - Cilat janë pengesat që kërcënojnë objektivat e vitit 2030?
Varësia e tepërt nga panelet fotovoltaike dhe zhvillimi i ngadaltë i teknologjive të reja apo sistemeve të ruajtjes së energjisë po rrezikojnë të ardhmen e......

Nga 1 Janari 2026 nis rivlerësimi i pasurive - Ndërtuesit: Të qartësohet “vlera e tregut”! Efekti të shtrihet deri në Dhjetor
Shoqata e Ndërtuesve ka sugjerime sa i takon projektvendimit për rivlerësimin e pasurive, i cili është aktualisht në fazë konsultimi publik. Sipas draftit,......

“Serbia do të mbrojë interesat e saj për naftën” - Vuçiç: Nuk do të ketë mungesë, apo krizë energjetike
Serbia do të bëjë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur interesat e saj përballë sanksioneve të Shteteve të Bashkuara ndaj kompanisë së naftës NIS,......

Transformim urban në Sarandë - FSHZH: 270.4 mln lekë për rrugën “Butrinti”
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e tenderit për transformimin urban në hapësira publike kryesore, rikualifikimi i rrugës “Butrinti”, Sarandë.......

Luhatje në tregun valutor – Forcohen Dollari dhe Franga. Paundi humbet pikë!
Dollari amerikan ka fituar sërish pikë këtë mëngjes duke regjistruar rritje nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 83.2 lekë dhe është shitur me 84.4......

Pentagoni “furnizohet” me minerale kritike - Planifikon të blejë deri në 1 miliard dollarë lëndë të para
Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka nisur një fushatë globale për të grumbulluar rezerva strategjike të mineraleve kritike, duke synuar të blejë deri në 1......