“Serbia do të mbrojë interesat e saj për naftën” - Vuçiç: Nuk do të ketë mungesë, apo krizë energjetike
Serbia do të bëjë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur interesat e saj përballë sanksioneve të Shteteve të Bashkuara ndaj kompanisë së naftës NIS, deklaroi presidenti Aleksandar Vuçiç.
SHBA njoftoi sanksione në janar ndaj NIS, importuesit më të madh të naftës në Serbi dhe një nga pasuritë e fundit energjetike të Rusisë në Evropë, pas pushtimit të Ukrainës nga Moska në vitin 2022.
Megjithatë, një seri përjashtimesh kishin shtyrë zbatimin e tyre deri javën e kaluar, kur NIS deklaroi se nuk do të kishte më shtyrje të sanksioneve.
“Miqtë tanë rusë e kanë kuptuar mesazhin. Ne kemi kuptuar interesat e tyre. Do të bëjmë gjithçka, në mënyrë taktike dhe strategjike, në interesin më të mirë të Serbisë,” tha Vuçiç në media sociale.
“Nuk do të ketë mungesë të naftës së papërpunuar, produkteve të saj apo krizë energjetike,” shtoi presidenti serb. Ai nuk specifikoi masat që Serbia mund të ndërmarrë për të siguruar furnizimin e pandërprerë me naftë bruto.
Vendimi i Departamentit Amerikan të Thesarit detyroi naftësjellësin JANAF nga Kroacia, që furnizon rafinerinë e NIS pranë Beogradit, të ndalojë dërgesat.
Pa këto dërgesa, rafineria, e vetmja në Serbi që përpunon rreth 80% të produkteve të naftës, do ta ketë të vështirë të funksionojë pas datës 1 nëntor, deklaroi Vuçiç javën e kaluar.
Të hënën, kompania sllovene Petrol, që operon në Serbi, njoftoi se nuk do të furnizohet më nga NIS. Kompani të tjera të huaja në tregun serb, si Eko nga Greqia dhe OMV nga Austria, kanë filluar të përdorin linjat e tyre të furnizimit që në prill. Javën e kaluar, ministria e jashtme hungareze tha se kompania vendase e naftës do të rrisë dërgesat për Serbinë.

Transformim urban në Sarandë - FSHZH: 270.4 mln lekë për rrugën “Butrinti”
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e tenderit për transformimin urban në hapësira publike kryesore, rikualifikimi i rrugës “Butrinti”, Sarandë.......

Luhatje në tregun valutor – Forcohen Dollari dhe Franga. Paundi humbet pikë!
Dollari amerikan ka fituar sërish pikë këtë mëngjes duke regjistruar rritje nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 83.2 lekë dhe është shitur me 84.4......

Pentagoni “furnizohet” me minerale kritike - Planifikon të blejë deri në 1 miliard dollarë lëndë të para
Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka nisur një fushatë globale për të grumbulluar rezerva strategjike të mineraleve kritike, duke synuar të blejë deri në 1......

“Fluturojnë” eksportet kineze - Dërgesat totale rriten me mbi 8%, pavarësisht tensioneve tregtare me SHBA-në
Eksportet globale të Kinës arritën nivelin më të lartë në gjashtë muaj gjatë shtatorit, megjithëse dërgesat drejt Shteteve të Bashkuara u tkurrën me 27%......

Jetëgjatësia globale kthehet në nivelet para pandemisë - Shtetet evropiane, me mesataren më të lartë. Udhëheq Spanja
Jetëgjatësia globale është rikthyer në nivelet para pandemisë, por dallimet e mëdha mes rajoneve mbeten, sipas një studimi të ri. COVID-19 u bë shpejt shkaku......

Tiranë-Durrës, nisin punimet për riparimin - Ndërhyrje në segmentin Vorë-Ura e Dajlanit, kosto 50.8 mln lekë
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur punimet për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike në aksin Vorë – Ura e Dajlanit, në autostradën Tiranë –......

463,3 milionë lekë për rrjetin elektrik në Pogradec - OSSH hap tenderin, synohet furnizim i qëndrueshëm për 9.586 abonentë
Drejtoria Rajonale e OSSH Korçë ka shpallur hapjen e tenderit, për zhvillimin e rrjetit të tensionit të mesëm 20 kv, kabina elektrike, rrjet tension i ulët......

8 marrëveshjet midis BE, Ballkanit Perëndimor në Forumin e Investimeve
Janë nënshkruar 8 marrëveshje midis Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian gjatë Forumit të Investimeve që po mbahet në Tiranë. Së pari, është......