Nga 1 Janari 2026 nis rivlerësimi i pasurive - Ndërtuesit: Të qartësohet “vlera e tregut”! Efekti të shtrihet deri në Dhjetor
Shoqata e Ndërtuesve ka sugjerime sa i takon projektvendimit për rivlerësimin e pasurive, i cili është aktualisht në fazë konsultimi publik.
Sipas draftit, të gjithë individët që kanë në pronësi pasuri të paluajtshme kanë të drejtë që nga data 1 janar 2026 deri më 30 shtator 2026, të bëjnë rivlerësimin e pasurisë me vlerën e tregut. Por përmes një shkrese zyrtare drejtuar Ministrisë së Financave, shoqata thekson se projektligji nuk përcakton qartë se çfarë kuptohet me “vlerë tregu”, as burimet apo kriteret mbi të cilat ajo do të përcaktohet.
Sipas Shoqatës së Ndërtuesve, kjo mund të sjellë moszbatim të njëtrajtshëm dhe pabarazi tatimore, pasi vlerësimi mund të ndryshojë sipas interpretimeve të ndryshme të administratës tatimore ose ekspertëve të licencuar. Në këtë pikë, theksohet nevoja për standarde të qarta që të shmanget interpretimi subjektiv, pasi mungesa e përkufizimit të qartë sjell pasiguri praktike, nëse rivlerësimi do të bazohet në: çmimet reale të shitjeve të fundit në zonën përkatëse apo në çmimet referuese të miratuara me VKM.
Po ashtu, në projektvendim citohet se kërkesat për rivlerësim të dorëzuara pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, të cilat nuk janë procesuar brenda datës 30 shtator 2026, konsiderohen si objekt rivlerësimi sipas këtij ligji, në rast se pagesa e tatimit për to bëhet deri më 31 dhjetor 2026.
Për këtë nen, Shoqata e Ndërtuesve shprehet se mund të ndodhë që kërkesat e dorëzuara në kohë (deri më 30 shtator 2026) të mos përpunohen nga ASHK për shkak të ngarkesës, mungesës së stafit ose verifikimeve shtesë. Nëse deri më 31 dhjetor 2026 nuk përpunohet kërkesa, qytetari mund të mos arrijë të kryejë pagesën, edhe pse ka përmbushur detyrimin ligjor për paraqitje në afat. Sipas Shoqatës, kjo situatë përbën shkelje të së drejtës së qytetarit, pasi vonesa nuk varet prej tij. Në raste të tilla, sugjerohet që tatimpaguesi të ruajë të drejtën e përfitimit nga ligji, nëse kërkesa është bërë brenda afatit por nuk është përpunuar nga ASHK për arsye administrative.
Neni 5 i draftit citon se ligji shtrin efektet nga data 1 janar 2026 deri në datën 30 shtator 2026. Referuar këtij neni, Shoqata e Ndërtuesve, thekson se kërkesat e dorëzuara pranë ASHK-së dhe të papërfunduara brenda afatit të përcaktuar konsiderohen si objekt rivlerësimi nëse pagesa e tatimit bëhet deri më 31 dhjetor 2026. Ndërsa neni 5 kufizon efektet e ligjit deri në 30 shtator 2026, duke krijuar një mospërputhje logjike midis afatit për dorëzim të kërkesës dhe atij për përfundimin e pagesës. Për këtë arsye propozohet që ligji ti shtrijë efektet deri në Dhjetor 2026, pavarësisht afatit që është lënë për kërkesat për rivlerësim.
Rivlerësimi i pasurive është parashikuar që për banesat të bëhet me 5% të vlerës së tregut.

“Serbia do të mbrojë interesat e saj për naftën” - Vuçiç: Nuk do të ketë mungesë, apo krizë energjetike
Serbia do të bëjë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur interesat e saj përballë sanksioneve të Shteteve të Bashkuara ndaj kompanisë së naftës NIS,......

Transformim urban në Sarandë - FSHZH: 270.4 mln lekë për rrugën “Butrinti”
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e tenderit për transformimin urban në hapësira publike kryesore, rikualifikimi i rrugës “Butrinti”, Sarandë.......

Luhatje në tregun valutor – Forcohen Dollari dhe Franga. Paundi humbet pikë!
Dollari amerikan ka fituar sërish pikë këtë mëngjes duke regjistruar rritje nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 83.2 lekë dhe është shitur me 84.4......

Pentagoni “furnizohet” me minerale kritike - Planifikon të blejë deri në 1 miliard dollarë lëndë të para
Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka nisur një fushatë globale për të grumbulluar rezerva strategjike të mineraleve kritike, duke synuar të blejë deri në 1......

“Fluturojnë” eksportet kineze - Dërgesat totale rriten me mbi 8%, pavarësisht tensioneve tregtare me SHBA-në
Eksportet globale të Kinës arritën nivelin më të lartë në gjashtë muaj gjatë shtatorit, megjithëse dërgesat drejt Shteteve të Bashkuara u tkurrën me 27%......

Jetëgjatësia globale kthehet në nivelet para pandemisë - Shtetet evropiane, me mesataren më të lartë. Udhëheq Spanja
Jetëgjatësia globale është rikthyer në nivelet para pandemisë, por dallimet e mëdha mes rajoneve mbeten, sipas një studimi të ri. COVID-19 u bë shpejt shkaku......

Tiranë-Durrës, nisin punimet për riparimin - Ndërhyrje në segmentin Vorë-Ura e Dajlanit, kosto 50.8 mln lekë
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur punimet për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike në aksin Vorë – Ura e Dajlanit, në autostradën Tiranë –......

463,3 milionë lekë për rrjetin elektrik në Pogradec - OSSH hap tenderin, synohet furnizim i qëndrueshëm për 9.586 abonentë
Drejtoria Rajonale e OSSH Korçë ka shpallur hapjen e tenderit, për zhvillimin e rrjetit të tensionit të mesëm 20 kv, kabina elektrike, rrjet tension i ulët......