Shqipëria Postuar më 25 Nëntor 2024, 11:27

29'194 qytetarë përfitojnë ndihmë juridike falas në Shqipëri!

Nga SCAN TV

29'194 qytetarë përfitojnë ndihmë juridike falas

Rreth 29 mijë qytetarë në të gjithë vendin kanë përfituar ndihmë juridike falas nga viti 2019 deri me shtator të vitit 2024, nga zyrat e hapura në 20 qytetet e Shqipërisë. Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim PNUD si dhe organizatat e shoqërisë civile kanë mundësuar shtrirjen e ndihmës juridike falas për të përkrahur ato shtresa të shoqërisë që nuk kanë mundësi financiare apo që trajtohen me ndihmë ekonomike.

Që prej vitit 2019 e deri më sot, Ministria e Drejtësisë dhe PNUD kanë mbështetur hapjen dhe funksionimin e pandërprerë të 20 qendrave, të cilat aktualisht, që prej dhjetorit të vitit 2020 administrohen nga Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas në Ministrinë e Drejtësisë. Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim PNUD, si dhe organizatat e shoqërisë civile kanë mundësuar shtrirjen e ndihmës juridike falas edhe në ato zona ku shërbimi i ndihmës juridike falas mungonte dhe nevoja e qytetarëve për ndihmë juridike falas ishte e madhe.

Drejtoria e Ndihmës Juridike falas ka mundësuar që 29,194 qytetarë të përfitojnë ndihmë juridike falas që prej vitit 2019 deri në shtator të vitit 2024. Që prej vitit 2019 e deri më sot, MD dhe PNUD kanë mbështetur hapjen dhe funksionimin e pandërprerë të 12 qendrave, të cilat aktualisht, që prej dhjetorit të vitit 2020 administrohen nga Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas në Ministrinë e Drejtësisë.

Qendra funksionojnë në 20 qytete të Shqipërise, Tiranë, Elbasan, Fier, Kurbin, Kavajë, Dibër, Shkodër, Korçë, Gjirokastër, Durrës, Përmet, Tropojë, Lezhë, Pukë, Mat, Berat, Lushnjë, Kukës Vlorë dhe Pogradec dhe ofrojnë shërbim juridik falas për të gjitha gratë, vajzat, burrat dhe djemtë në nevojë, në mënyrë të pandërprerë, gjithëpërfshirëse dhe të barabartë. Numri i qytetarëve përfitues të shërbimeve të ofruara nga këto qendra ka shënuar rritje nga viti në vit.

Që prej vitit 2019 deri në shtator të vitit 2024, 12 Qendrat e mbështetura nga PNUD dhe të administruara nga Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas, Ministria e Drejtësisë në total 10 438 persona në nevojë kanë përfituar shërbim juridik falas, nga të cilët 5488 janë gra dhe 4950 burra.

Kategoritë kryesore që kanë përfituar ndihmë juridike falas, janë personat me të ardhura të pamjaftueshme ose pa të ardhura, të ndjekur nga të moshuarit/pensionistët, personat me aftësi të kufizuar, anëtarët e komunitetit rom dhe egjiptian, viktimat e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.

Objekti kryesor i çështjeve për të cilat qytetarët kërkojnë ndihmë juridike falas është kërkesa për divorc, urdhër mbrojtjeje, përfitimet e ushqimit për fëmijët në ngarkim, njohja e viteve të punës/përfitimi i pensionit, përfitimet nga skemat e mbrojtjes shoqërore dhe çështjet e pronësisë.

Në zbatim të ligjit për “Ndihmën Juridike të Garantuar nga Shteti”, një ndër ofruesit e ndihmës juridike parësore janë qendrat e shërbimit të ndihmës juridike parësore (NJP) përmes punonjësve me trajnim të posaçëm, krahas organizatave jofitimprurëse të autorizuara dhe klinikave ligjore pranë institucioneve të arsimit të lartë.

Ergys Qirici, drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së Ndihmës Juridike tregon se me hartën e re territoriale, Ministria e Drejtësisë, hapi 6 Qendra të reja të Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore, në mënyrë që qytetarëve tu garantohej aksesi në drejtësi, duke çuar në 20 numrin e Qendrave, të cilat aktualisht, që prej dhjetorit të vitit 2020 administrohen nga Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas në Ministrinë e Drejtësisë.

“Me hartën e re territoriale, Ministria e Drejtësisë, hapi 6 Qendra të reja, ku prej vitit 2019 deri më sot, dhe me mbështetjen e PNUD numri i Qendrave ka arritur në 20 në të gjithë Shqipërinë. Këto qendra, që prej dhjetorit të vitit 2020, administrohen nga Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas në Ministrinë e Drejtësisë.

Përveç Kavajës, qendra të tilla kemi hapur edhe në Përmet, Kurbin, Pukë, ku nevojat për ndihmë ligjore janë të mëdha, veçanërisht për grupet vulnerabël. Në këto qendra ofrohet jo vetëm këshillim ligjor falas, por edhe përfaqësim në çështje gjyqësore me avokatë të paguar nga Ministria e Drejtësisë.

Një shembull është çifti i pensionistëve që morën kujdestarinë e mbesës së tyre. Kategoritë kryesore që përfitojnë nga ndihma juridike falas janë personat me të ardhura të pamjaftueshme ose pa të ardhura, të moshuarit/pensionistët, personat me aftësi të kufizuara, anëtarët e komunitetit rom dhe egjiptian, viktimat e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.

Objekti kryesor i çështjeve për të cilat qytetarët kërkojnë ndihmë juridike falas përfshin kërkesat për divorc, urdhër mbrojtjeje, përfitimet e ushqimit për fëmijët në ngarkim, njohjen e viteve të punës/përfitimin e pensionit, përfitimet nga skemat e mbrojtjes shoqërore dhe çështjet e pronësisë”, shprehet Qiriçi Përfaqësuesja e PNUD, Nora Kushti, thotë se ndihma ligjore falas është një e drejtë që i takon të gjithë grupeve vulnerabël që nuk mund të paguajnë një avokat. “Qendra e ndihmës juridike falas në Vlorë është një projekt i mbështetur nga qeveria austriake dhe zbatuar nga PNUD në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë.

Ne e konsiderojmë drejtësinë si një “shërbim thelbësor” dhe PNUD vijon mbështetjen ndaj Ministrisë dhe ofruesve të ndihmës juridike falas në komunitet për sigurimin e shërbimeve të pandërprera të ndihmës juridike për komunitetet në nevojë. Ky bashkëpunim synon të sigurojë një të drejtë themelore të njeriut siç është ndihma juridike dhe aksesi në drejtësi.

 Përmes kësaj mbështetjeje, kemi mundësuar që ndihma juridike falas të jetë e aksesueshme për të gjithë, veçanërisht për grupet më të prekura nga mungesa e burimeve financiare. Këto përpjekje të përbashkëta kanë dhënë rezultate konkrete dhe të prekshme, duke kontribuar ndjeshëm në përmirësimin e aksesit në drejtësi për shumë qytetarë në nevojë”, theksoi Kushti.

Këto qendra janë njësi të specializuara për dhënien e ndihmës juridike parësore kategorive që kanë të ardhura të pamjaftushme apo që i përkasin një kategorie specifike në nevojë. Që para hyrjes në fuqi të ligjit, në qershor të vitit 2018, lehtësimi i aksesit në drejtësi për individët në nevojë ka qenë një prioritet i qeverisë.

29'194 qytetarë përfitojnë ndihmë juridike falas

29'194 qytetarë përfitojnë ndihmë juridike falas

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat