Hekurudha do të ndahet në dy shoqëri - Projektligji merr dakordësinë në komisionin parlamentar mes debateve
Ndarja e shoqërisë “Hekurudha Shqiptare” në 2 kompani u shoqërua me debate të forta gjatë diskutimit të projektligjit në Komisionin pralamentar të Veprimtarive Prodhuese.
Deputetët e opozitës sollën në vëmendeje ligjin e miratuar në vitin 2021 për krijimin e 4 shoqërvie të reja, ndërkohë që përfaqësuesit e qeverisë shpjeguan arsyet që sipas tyre çuan në propozimin e një ligji të ri.
Debate pati edhe në drejtim të punonjësve aktualë të Hekurudha Shqiptare, që sipas deputetëve të opozitës janë paguar pa kryer asnjë punë, duke qenë se aktualisht nuk ka hekurudha funksionale.
Ndërkohë që, Muçaj shpjegoi se arsyeja e mbajtjes së personelit në punë janë planet për rimëkëmbjen e sektorit.
Sipas projektligjit, të miratuar në komision me votat e maxhorancës, “Hekurudha Shqiptare” do të ndahet në dy shoqëri pritëse.
E para është shoqëria aksionare për infrastrukturën hekurudhore, që do të jetë administruesi i infrastrukturës.
Ndërkohë që, e dyta do të jetë shoqëria aksionere hekurudhore për transportin e udhëtarëve dhe mallrave, si dhe për mirëmbajtjen e mjeteve lëvizëse.
Sondazh

“Treni Tiranë-Durrës, udhëtime në 2026-ën” - Muçaj: Vitin që vjen, procedura për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë-Pogradec
Hekurudha Tiranë – Durrës do të jetë operative në fillim të vitit 2026. Nga Komisioni i Veprimtarive Prodhuese zv. ministrja e Infrastruktruës dhe Energjisë,......

Shqipëria, një reformë më tepër në Agjendën Kombëtare - Do të zbatohen 31 gjithsej. Shtohet përafrimi i politikës së vizave me standardet e BE
Draft agjenda kombëtare e reformave, e cila iu dërgua për miratim Komisionit Evropian në korrik të këtij viti dhe u miratua në nëntor, përmbante gjithsej 30......

Britania investon për energjinë e gjelbër, jo për rrjetin - Shpenzimet në kabllo janë 4 herë më të ulëta se në projektet energjetike
Sipas një raporti të ri, Britania e Madhe ka mbetur prapa në garën për të rilidhur rrjetet e energjisë, duke investuar katër herë më shumë në projektet e......

Minimum jetik në 200 euro/muaj? - Qeveria rrëzon nismën. Spahiu: Nuk kemi buxhet
Propozimi i opozitës për vendosjen e minimumit jetik në Shqipëri në masën 200 euro në muaj, në mënyrë që të shmanget varfëria ekstreme në vend, ka ngjallur......

Rinovohet platforma e-albania - Në fillim të vitit 2025, asistent virtual 3.0 për shërbimet ndaj qytetarëve e bizneseve
“Formësimi i së Ardhmes së GovTech”, ishte tematika e konferencës rajonale, ku fokus diskutimi ishte nxitja e debatit dhe diskutimeve për sfidat e së ardhmes......

Festat e fundvitit rrisin çmimet/ Inflacioni në Nëntor vlerësohet në 2%, nga 1.9% një muaj më parë
Duket se ndikimi i festave të fundvitit ka filluar të duket të një sërë treguesish ekonomikë, ku mes tyre edhe inflacioni. Në muajin Nëntor të këtij viti......

Kreditë me probleme rriten lehtë në tetor/ “Huamarrësit problematikë” vazhdojnë të mos shlyejnë pagesat
Niveli i kredive me probleme ka shënuar një rritje të lehtë gjatë muajit Tetor 2024, duke arritur në 4.60% nga 4.58% që ishte në Shtator. Megjithatë, situata......

Serbia prezanton Buxhetin e Gjelbër - 1 mld euro për projekte mjedisore, mbi 50% e fondeve për hekurudhat
Buxheti i Serbisë për vitin 2025 përfshin aneksin e parë të Buxhetit të Gjelbër, duke renditur 64 projekte që do të zbatohen nga ministritë e mbrojtjes së......