Balluku inspekton punimet në lotin 3 të aksit Elbasan-Qafë Thanë: Aks i rëndësishëm, pjesë e korridoreve europiane!
Për ndërtimin e aksit Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII, po punohet paralelisht në disa lote. Krahas ndërtimit të trupit të rrugës punohet edhe për ngritjen e veprave të artit, ku përgjatë këtij aksi parashikohen disa vepra të rëndësishme. Pjesë e projekti, për këtë vepër e cila lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut, por njëkohësisht shkurton distancës edhe mes kryeqytetit dhe zonës juglindore, është edhe mbrojtja lumore.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, ndoqën ecurinë e punimeve në lotin 3, i cili përfshinë segmentin pranë Urës së Murrashit në zonën e Librazhdit.
“Punimet po ecin me ritme të mira. Jemi në rreth 56% të ecurisë fizike në këtë kantier, i cili është i ndarë në dy zona. Zona e parë është në Fushë Labinot ,lidhet me përfundimin e bypassi-t të Elbasanit, që është një projekt tjetër pjesë e Korridorit VIII. Aty punimet janë pothuajse drejt fundit pasi kanë qenë relativisht të thjeshta. Është formuar trupi i rrugës dhe së shpejti fillojnë shtresat e stabilizantit. Në pjesën e dytë, një gjatësi rreth 800 metra, është pak më komplekse situata pasi kemi një vepër arti gjigande”, u shpreh Gjyli referuar ecurisë së punimeve në këtë kantier.
Elbasan-Qafë Thanë është një projekt ndërkufitar ku është duke u punuar njëkohësisht në të dyja vendet, Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut. Mes dy vendeve do të ketë edhe një pikë të re kufitare.
“Interesante është ndërtimi i këtyre dy urave paralele që janë dy korsitë e autostradës së Korridorit të VIII, të cilat shkojnë dhe bashkohen në tunelin e lotit të 5-të, për të kaluar në zonën tjetër, në zonën e Librazhdit. Shqipëria ka këtë fat të shikojë këto vepra madhore të cilat ndërtohen, për të thënë të drejtën Europa ka dekada që i ka ndërtuar. Ka shumë pak vepra të tilla që zhvillohen sot, siç është porti i ri në Porto-Romano apo siç është ndërtimi i Korridorit të VIII apo aeroporti i Vlorës”, tha Balluku.
Korridori VIII është pjesë e korridoreve europiane, ndërkohë që një komponent tjetër i tij është edhe ndërtimi i linjës hekurudhore, një projekt për të cilin Qeveria Shqiptare ka avancuar ndjeshëm.
“Këtu nuk ndërtohet thjesht Korridori VIII përsa i përket një autostrade të re, por ka edhe një komponent tjetër që është ai i hekurudhës, për të cilin ne, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka aplikuar në fondet e WBIF-it për t’u mbështetur, siç kemi marrë mbështetje edhe për hekurudhën Tiranë-Durrës, ashtu edhe për atë Vorë-Hani i Hotit. Ne kemi marrë mbështetje edhe për Durrës-Rrogozhinën dhe presim tashmë të na miratohet edhe fondi përsa i përket nga Rrogozhina deri në Pogradec. Kështu që të gjitha këto vepra të mëdha infrastrukturore që ne ndërtojmë ndërthuren me njëra-tjetrën”, bëri të ditur Zëvendëskryeministrja.
Loti 3 ka një gjatësi prej 2.36 kilometra.
Sondazh

Pagat në shtet u rritën 3 herë më shumë se në privat/ Në tremujorin e tretë, rrogat në këtë sektor arritën në gati 97 mijë lekë
Të dhënat zyrtare të publikuara nga INSTAT, tregojnë se paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2024,......

Hekurudha do të ndahet në dy shoqëri - Projektligji merr dakordësinë në komisionin parlamentar mes debateve
Ndarja e shoqërisë “Hekurudha Shqiptare” në 2 kompani u shoqërua me debate të forta gjatë diskutimit të projektligjit në Komisionin pralamentar të......

“Treni Tiranë-Durrës, udhëtime në 2026-ën” - Muçaj: Vitin që vjen, procedura për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë-Pogradec
Hekurudha Tiranë – Durrës do të jetë operative në fillim të vitit 2026. Nga Komisioni i Veprimtarive Prodhuese zv. ministrja e Infrastruktruës dhe Energjisë,......

Shqipëria, një reformë më tepër në Agjendën Kombëtare - Do të zbatohen 31 gjithsej. Shtohet përafrimi i politikës së vizave me standardet e BE
Draft agjenda kombëtare e reformave, e cila iu dërgua për miratim Komisionit Evropian në korrik të këtij viti dhe u miratua në nëntor, përmbante gjithsej 30......

Britania investon për energjinë e gjelbër, jo për rrjetin - Shpenzimet në kabllo janë 4 herë më të ulëta se në projektet energjetike
Sipas një raporti të ri, Britania e Madhe ka mbetur prapa në garën për të rilidhur rrjetet e energjisë, duke investuar katër herë më shumë në projektet e......

Minimum jetik në 200 euro/muaj? - Qeveria rrëzon nismën. Spahiu: Nuk kemi buxhet
Propozimi i opozitës për vendosjen e minimumit jetik në Shqipëri në masën 200 euro në muaj, në mënyrë që të shmanget varfëria ekstreme në vend, ka ngjallur......

Rinovohet platforma e-albania - Në fillim të vitit 2025, asistent virtual 3.0 për shërbimet ndaj qytetarëve e bizneseve
“Formësimi i së Ardhmes së GovTech”, ishte tematika e konferencës rajonale, ku fokus diskutimi ishte nxitja e debatit dhe diskutimeve për sfidat e së ardhmes......

Festat e fundvitit rrisin çmimet/ Inflacioni në Nëntor vlerësohet në 2%, nga 1.9% një muaj më parë
Duket se ndikimi i festave të fundvitit ka filluar të duket të një sërë treguesish ekonomikë, ku mes tyre edhe inflacioni. Në muajin Nëntor të këtij viti......