Sa para “derdhën” turistët në Shqipëri? Rreth 3.8 miliardë euro në nëntë muaj. Të ardhurat neto, në gati 1 miliard euro
Gjatë tre muajve të tretë të vitit aktual turistët kanë shpenzuar në Shqipëri rreth 1.9 miliardë euro, duke konfirmuar kështu trendin mjaft pozitiv të sektorit, të nisur që prej dy viteve të kaluara. Shifrat e tremujorit të tretë të vitit sinjalizojnë një rekord historik absolut. Rekordi i mëparshëm për këtë periudhë kohore regjistrohej një vit më parë, me rreth 1.6 miliardë euro, çka do të thotë se rekordi është tejkaluar me 246 milionë euro, ose me 15%. Nëse marrin në konsideratë nëntë muajt e parë të vitit, të dhënat më të fundit zyrtare nga "Banka e Shqipërisë" tregojnë se të huajt në Shqipëri kanë shpenzuar një shifër rekord prej 3.8 miliardë eurosh.
Sipas të dhënave të tjera të INSTAT në nëntë muajt e parë të vitit aktual numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 9.7 milionë. Kështu sipas shifrave të “Bankës së Shqipërisë” mund të gjejmë sa ka shpenzuar mesatarisht një turist i huaj në Shqipëri. Sipas përllogaritjeve rezulton që shpenzimi mesatar për një person ka qenë rreth 400 euro.
Kujtojmë se gjatë vitit 2023 si të plotë, sipas “Bankës së Shqipërisë”, turistët shpenzuan në vend rreth 4.1 miliardë euro. Ndërkohë, të ardhurat neto të ekonomisë shqiptare nga turizmi vitin e kaluar arritën vlerën e 1.8 miliardë eurove, duke vendosur një rekord historik, me diferencë të madhe nga vitet e tjera. Shifrat bëjnë me dije se ecuria e këtij viti mund të thyejë ndjeshëm nivelin e vitit 2023.
Por, nivele rekord shpenzimesh raportohen edhe nga shqiptarët jashtë, me 878 milionë euro në tremujorin e tretë të vtit 2024. Gjithsesi, bilanci neto mes shpenzimeve të turistëve në Shqipëri dhe shqiptarëve jashtë fiksohet pranë rreth 1 miliardë euro, që është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë për tremujorin e tretë të vitit.
Nga ana tjetër, nëse i referohemi periudhës nëntëmujore shohim se shpenzimet e shqiptarëve jashtë vendit vlerësohet në rreth 2 miliardë euro, ndërkohë që bilanci neto regjistrohet në 1.8 miliardë euro.
Këto shifra konfirmojnë se paratë e shpenzuara nga turistët këtë vit janë padiskutim një arsye e qenësishme që mund të ndikojë në zhvlerësimin e euros dhe që shton frikën për një rënie të mëtejshme të monedhës së përbashkët europiane.
Sondazh

Balluku inspekton punimet në lotin 3 të aksit Elbasan-Qafë Thanë: Aks i rëndësishëm, pjesë e korridoreve europiane!
Për ndërtimin e aksit Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII, po punohet paralelisht në disa lote. Krahas ndërtimit të trupit të rrugës punohet edhe për......

Pagat në shtet u rritën 3 herë më shumë se në privat/ Në tremujorin e tretë, rrogat në këtë sektor arritën në gati 97 mijë lekë
Të dhënat zyrtare të publikuara nga INSTAT, tregojnë se paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2024,......

Hekurudha do të ndahet në dy shoqëri - Projektligji merr dakordësinë në komisionin parlamentar mes debateve
Ndarja e shoqërisë “Hekurudha Shqiptare” në 2 kompani u shoqërua me debate të forta gjatë diskutimit të projektligjit në Komisionin pralamentar të......

“Treni Tiranë-Durrës, udhëtime në 2026-ën” - Muçaj: Vitin që vjen, procedura për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë-Pogradec
Hekurudha Tiranë – Durrës do të jetë operative në fillim të vitit 2026. Nga Komisioni i Veprimtarive Prodhuese zv. ministrja e Infrastruktruës dhe Energjisë,......

Shqipëria, një reformë më tepër në Agjendën Kombëtare - Do të zbatohen 31 gjithsej. Shtohet përafrimi i politikës së vizave me standardet e BE
Draft agjenda kombëtare e reformave, e cila iu dërgua për miratim Komisionit Evropian në korrik të këtij viti dhe u miratua në nëntor, përmbante gjithsej 30......

Britania investon për energjinë e gjelbër, jo për rrjetin - Shpenzimet në kabllo janë 4 herë më të ulëta se në projektet energjetike
Sipas një raporti të ri, Britania e Madhe ka mbetur prapa në garën për të rilidhur rrjetet e energjisë, duke investuar katër herë më shumë në projektet e......

Minimum jetik në 200 euro/muaj? - Qeveria rrëzon nismën. Spahiu: Nuk kemi buxhet
Propozimi i opozitës për vendosjen e minimumit jetik në Shqipëri në masën 200 euro në muaj, në mënyrë që të shmanget varfëria ekstreme në vend, ka ngjallur......

Rinovohet platforma e-albania - Në fillim të vitit 2025, asistent virtual 3.0 për shërbimet ndaj qytetarëve e bizneseve
“Formësimi i së Ardhmes së GovTech”, ishte tematika e konferencës rajonale, ku fokus diskutimi ishte nxitja e debatit dhe diskutimeve për sfidat e së ardhmes......