1.2 mld euro për transformimin e Shqipërisë në qendër inovacioni/ Prioritetet e strategjisë? Zinxhiri ushqimor, turizmi i qëndrueshëm dhe energjia e rinovueshme
Rreth 1.2 miliardë euro do t'i kushtohen transformimit të Shqipërisë në një qendër të inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Është publikuar për konsultim publik draft strategjia e specializimit inteligjent, e cila është hartuar për zhvillimin e fushave me potencial të lartë për rritje dhe inovacion, duke përfshirë këtu sektorët strategjikë si energjia e rinovueshme, turizmi i qëndrueshëm dhe zinxhiri i ushqimit të shëndetshëm.
Prioritetet kryesore të strategjisë janë nxitja e inovacionit dhe zhvillimit teknologjik, fuqizimi i kapitalit njerëzor dhe tërheqja e investimeve të huaja. Strategjia synon të krijojë një mjedis tërheqës për investitorët e huaj në sektorët me potencial të lartë dhe të forcojë lidhjet me diasporën, e cila mund të kontribuojë me njohuri dhe burime financiare për zhvillimin e vendit.
Duke investuar në kërkim dhe zhvillim, digjitalizim dhe aplikimin e teknologjive të reja, strategjia synon të përmirësojë konkurrueshmërinë e sektorëve ekonomikë dhe të krijojë një ekonomi të bazuar në njohuri. Gjithashtu, përmirësimi i cilësisë së arsimit, trajnimeve profesionale dhe përshtatja e kurrikulave me nevojat e tregut të punës pritet të krijojnë një fuqi punëtore të kualifikuar dhe të gatshme për sfidat e ekonomisë moderne.
Nga buxheti total prej 1.18 miliardë eurosh që nevojiten për zbatimin e strategjisë, rreth 424 milionë euro do të sigurohen nga buxheti i shtetit, afërsisht 266 milionë euro nga fondet e BE-së dhe 143 milionë euro nga donatorë të tjerë ndërkombëtarë.
Rreth 448 milionë euro ose 35.5% e buxhetit do të shkojnë për fushën e zinxhirit ushqimor e cila fokusohet në zhvillimin e bujqësisë dhe peshkimit për të ofruar ushqim të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm. Gati 361 milionë euro do t'i kushtohen zhvillimit të qendrave të kërkimit dhe inovacionit që bashkojnë akademinë dhe sektorin privat, ndërsa 179 milionë euro për zhvillimin e një industrie turistike që përfshin ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Shqipërisë.
Strategjia Kombëtare e Specializimit të Zgjuar 2024-2030 është hartuar në përputhje me objektivat e integrimit në BE.
Sondazh

SME-të europiane janë shumë prapa me dixhitalizimin, zbulon raporti i Eurostat!
Vetëm 58% e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të BE-së kanë arritur një nivel bazë të shërbimeve dixhitale, një enorme 32 pikë përqindjeje prapa......

Tregu i automjeteve elektrike i BE-së 'ka gjasa të përkeqësohet' në vitin 2025!
Perspektiva për automjetin me bateri elektrike (BEV) në BE po vazhdon të përkeqësohet, sipas të dhënave të reja nga S&P Global. Ai vlerëson se pjesa e......

Burokracia i kushton Gjermanisë 146 mld euro në vit - Studimi i Ifo-s thekson nevojën e reformave për të nxitur rritjen ekonomike
Burokracia e tepërt i kushton Gjermanisë deri në 146 miliardë euro në vit në prodhim ekonomik të humbur, tregoi një studim i Institutit Ifo. Menaxherët......

Fitorja e Trump e çon arin në nivelet më të ulëta në 2 muaj!
Çmimet e arit e zgjeruan rënien e tyre në nivelin më të ulët afër dy muajsh të enjten, mes ndjenjës së rrezikut dhe ndërsa dollari vazhdon të forcohet pas......

AKMC, thirrje bashkive: Vlerësoni zonat me rrezik nga përmbytjet - Takime me qarqet që të aplikojnë në projekte me synim të uljes së rrezikut
Shqipëria, sikurse dhe vendet e tjera të Europës, është e ekspozuar ndaj fenomeneve natyrore si reshjet me inensitet të lartë, përmbytjet, rrëshqitjet e......

Si po fuqizohet ushtarakisht Shqipëria?
Analizë nga Kreshnik KUÇAJ/DATAROOM Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë të organizuara në Forca Tokësore, Detare dhe Ajrore. Objektivi është që deri në......

“Rritja ekonomike do të ngadalësohet!” - KE: Vrulli i turizmit mbaroi. Eksportet e shërbimeve dhe mallrave pritet të zgjerohen
Ekonomia shqiptare pritet të rritet me një ritëm më të ngadaltë përgjatë dy viteve të ardhshme. Ky është parashikimi i Komisionit Evropian për sa i përket......

Reforma në pensione kërkohet edhe nga Banka e Shqipërisë - Minxhozi: Të krijohen dhe skema të tjera sociale, duhet sigurim suplementar
Banka e Shqipërisë mbështet ndërmarrjen e një reforme në skemën e sigurimeve shoqërore, duke marrë në konsideratë deficitin që paraqet sot skema aktuale, por......