Shqipëria, me fabrika të inteligjencës artificiale - Nga shpëtimi i jetëve të njerëzve, te prodhimi bujqësor në ferma. Si do të investohet në IA?
Nga shpëtimi i jetëve të njerëzve në spitale te rritja e prodhimit bujqësor në ferma, Shqipëria synon ta përdorë inteligjencën artificiale në çdo fushë të jetës së përditshme.
Është publikuar për konsultim publik “Strategjia Kombëtare e Inteligjencës Artificiale 2025-2030 dhe Plani i Veprimit”, e cila parashikon zbatimin e inteligjencës artificiale në shëndetësi, bujqësi, transport, mjedis, administratë publike, arsim, turizëm dhe kulturë.
Qeveria Shqiptare ka plane të ardhshme për të integruar inteligjencën artificiale në radiologji, me qëllim shpëtimin e jetëve. Konkretisht, komponentë të IA-së do të inkorporohen në Sistemin e Radiologjisë për të ndihmuar mjekët në ekzaminimin e imazheve mjekësore. Kjo do të mundësojë zbulimin e hershëm të sëmundjeve, rritjen e saktësisë së diagnostikimit dhe në fund shpëtimin e jetëve përmes ndërhyrjeve më të shpejta dhe më të targetuara.
Së dyti, bujqësia. Sistemi i inteligjencës artificiale do të trajnohet duke përdorur një kombinim të të dhënave historike bujqësore, të dhënave meteorologjike dhe imazheve satelitore, për të parashikuar sasinë dhe cilësinë e të korrave, si dhe të identifikojë rreziqe të mundshme si përmbytjet ose thatësirat. Kjo nismë e pozicionon Shqipërinë ndër tre vendet e para në botë që miratojnë një model të tillë.
Duke kombinuar të dhënat e fushave bujqësore dhe ato të motit, inteligjenca artificiale mund të parashikojë se cilat toka bujqësore kanë nevojë për ujë dhe pleh, si dhe të bëjë rregullimet e nevojshme në përputhje me rrethanat.
Sipas Strategjisë, inteligjenca artificiale do të mundësojë gjithashtu transportin autonom (pa shofer). Gjithashtu, duke analizuar të dhënat e vendndodhjes së telefonave celularë duke ruajtur anonimitetin, është e mundur të parashikohet fluksi i trafikut dhe të projektohen hapësira urbane dhe infrastruktura më të mira.
Vendi ynë do të ngrejë Fabrika të Inteligjencës Artificiale, si qendra dinamike inovacioni, të cilat do të shërbejnë për testimin dhe zbatimin e zgjidhjeve të IA-së të përshtatura për administratën publike të vendit dhe më gjerë.
Aktualisht, Shqipëria ka mungesë të specialistëve dhe studiuesve të inteligjencës artificiale. Shumica e ekspertizës së avancuar është e përqendruar në diasporë ose jashtë vendit. Ndaj për të realizuar këto dhe shumë të tjera, vendi synon të tërheqë këto talente dhe të investojë në infrastrukturën kompjuterike.

Më shumë mallra nga Spanja në Shqipëri/ Partneriteti tregtar në rritje, përkundër rënies së përgjithshme të importeve
Shqipëria ka shtuar ndjeshëm importet nga Spanja gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, duke arritur vlerën e 7.57 miliardë lekëve, me një rritje prej 9.9%,......

Rreth 1.3 milionë aplikime për shërbime elektronike/ Taksat e mjeteve, ndër shërbimet më të përdorura në e-Albania gjatë korrikut
Platforma qeveritare e-Albania po njeh një rritje të vazhdueshme, si në numrin e përdoruesve, ashtu edhe në shërbimet që ofron për qytetarët. Gjatë muajit......

Më shumë kërkesa për punëtorë të pakualifikuar - Janë 953 vende të lira për gjysmën e pare të gushtit
Në dy javët e para të gushtit, në Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, janë regjistruar gjithsej 953 vende të lira pune. Sipas të dhënave të......

Bypass-i i Tiranës, dalin kostot për 8.5 km e parë - ARRSH shpall fituesit për segmentin Kashar-Nyja Vaqarr, do kushtojë 5.9 mld lekë
Ndërtimi i 8.5 kilometrave të parë të bypass-it të Tiranës do të kushtojë rreth 4.9 mld lekë, pa TVSH apo rreth 5.9 mld lekë, duke përfshirë Tatimin mbi......

Mallra të shtrenjta në valixhe? - Rastet kur duhet të deklaroni në kufi dhe kur jeni të përjashtuar
Qytetarët shqiptarë apo turistët që vijnë nga një vend tjetër dhe hyjnë në territorin e Shqipërisë si përmes aeroportit ashtu edhe në rrugë tokësore apo......

Përshkallëzohen protestat në Serbi - Sulmohen zyrat e partisë në pushtet dhe kërkohet dorëheqja e Vuçiç
Protestuesit kundër qeverisë sulmuan zyrat e Partisë Progresive Serbe (SNS) në qytetin verior të Novi Sadit, ndërsa të tjerë u përplasën me policinë dhe......

Reshjet e shiut ndihmuan në shuarjen e zjarreve - Gjatë 24 orëve të fundit u raportuan 28 vatra, 3 janë ende aktive
Në 24 orët e fundit ka pasur një përmirësim të dukshëm të situatës nga zjarret në vend. Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes dhe Emergjencat Civile,......

Si është mbyllur kjo për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në rënie duke humbur pikë nga dje teksa është blerë sot me 82.3 lekë dhe është shitur me 83.7 lekë sipas kursit të......