1 mld euro eksporte në 2030 dhe zgjerim i tregjeve - Forumi i UNIDO/ Masat për shmangur refuzimet në kufi të prodhimeve shqiptare
Prodhuesit shqiptarë përballen me refuzimin e produkteve bujqësore në kufi, kthimin apo asgjësimin e tyre, për shkak të mungesës së cilësisë dhe standardeve duke u shkaktuar humbje të madhe ekonomike si dhe duke cenuar objektivin e Shqipërisë për të arritur 1 miliardë euro eksporte bujqësore në vitin 2030.
Në një dekadë, konkretisht përgjatë periudhës 2010 – 2020, referuar analizës së refuzimeve të produkteve shqiptare në kufi, të ndërmarrë nga UNIDO, më shumë se gjysma e totalit të refuzimeve(58%) erdhi nga tregu i BE-së, ndërsa Kina përbënte një të tretën e tyre (31%).
Forumi i dytë Kombëtar mbi Cilësinë dhe Standardet 2024 i organizuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Industrial (UNIDO) në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit trajtoi sfidat me të cilat përballen këto biznese për të përmbushur standardet ndërkombëtare si dhe masat që po merren për forcimin e infrastrukturës së cilësisë, me qëllim rritje e eksporteve dhe zgjerimin e hartës ku shkojnë prodhimet “Made in Albania.
Dorina Nati, Menaxhere e Programit Global, GQSP:
“Për të shfrytëzuar më së miri potencialin e bujqësisë shqiptare, duhet të trajtojmë sfidat që kanë të bëjmë me përputhshmërinë duke pasur parasysh forcimin e infrastrukturës. Shqipëria mund të rrisë konkurrushmërinë e produkteve te saj dhe sigurinë për konsumatorët. Refuzimet në kufi është një çështje kritike për ti trajtuar përmes forcimit të infrastrukturës përkatëse. UNIDO ka një rekord prej 15 vitesh sa i takon rritjes se standardeve në shume vende. Strategjia e zhvillimit te infrastrukturës së cilësisë së UNIDO shkon drejt zhvillimit te qëndrueshëm. Duhet ta shohim infrastrukturën e cilësisë si një platformë për të gjetur zgjidhje. Infrastruktura e cilësisë së shëndetshme do të jetë një instrument i fuqishëm për të arritur objektivat ambicioze që Shqipëria ka vendosur për qytetaret shqiptarë”.
Programi Global i Cilësisë dhe Standardeve (GSQP) në Shqipëri, mbështetur nga qeveria zvicerane përmes Sekretariatit Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO), dhe zbatuar nga UNIDO, po asiston prodhuesit e vegjël dhe të mesëm në vend që të rrisin cilësinë edhe standardet e produkteve të tyre, në mënyrë që të aksesojnë tregjet evropiane dhe me gjerë, si dhe të shmangin refuzimet në kufi.
Ruth Huber, Ambasadore e Zvicrës në Shqipëri:
“Ky forum është një hap i rëndësishëm ne punën e përbashkët për të mbështetur ekonominë e Shqipërisë dhe hap edhe mundësi të reja ekonomike duke krijuar një fushë të re për produkte shqiptare që të lulëzojnë në tregjet europiane, prandaj është e rëndësishme për Shqipërinë që të sigurojë infrastrukturën e cilësisë e cila do te forcoje dhe konkurrueshmerinë qe do të sjellë me shume vëllime të eksporteve. Për bujqësinë dhe prodhuesit duhet te mbahet cilësia, ndërkohë që kërkohet dhe sasia. Për qeverinë sfida është të ndërtohet infrastruktura cilësore dhe të jenë mekanizmat kontrolluese.
Fiona McCluney, Përfaqësues e përhershme e OKB, Shqipëri:
“Cilësia dhe standardet nuk kanë të bëjnë thjeshtë me kërkesa, por ndikojnë në rritjen ekonomike dhe barazinë sociale. Nisma e përbashkët nga UNIDO dhe SECO është një program që funksionon në të gjithë botën për të forcuar kapacitetet e SME-ve dhe për të lehtësuar qasjen e tyre ne tregje si ne nivel vendi ashtu dhe në nivel global”.
Forumi bëri bashkë mbi 200 pjesëmarrës nga një spektër i ndryshëm palësh të interesuara duke inkurajuar bashkëpunimin për të përmirësuar Infrastrukturën e Cilësisë në dritën e avancimeve teknologjike dhe dinamikave të tregut. Programi Global i Cilësisë dhe Standardeve (GQSP), është një iniciativë e gjerë që mbështet 14 vende në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë.
Sondazh

Suficiti primar i Greqisë, në rritje deri në 2026 - Raporti parashikon se borxhi do të tkurret me mbi 10% në vitet e ardhshme
Greqia do të arrijë teprica buxhetore primare më të larta se sa pritej në periudhën trevjeçare që përfundon në 2026 dhe borxhi i vendit do të bjerë më shumë......

Putin nënshkruan doktrinën e re për përdorimin e armëve bërthamore!
Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një doktrinë të rishikuar bërthamore që ul pragun për përdorimin e armëve bërthamore. Në dokument thuhet se......

Ndryshime në ujësjellësa - Reforma/ Ngrihen 14 shoqëri rajonale, mbetet vetëm Tirana
Dy vjet e gjysmë pas reformës në sektorin e ujësjellës – kanalizimeve, që parashikoi bashkimin e shoqërive ekzistuese, janë krijuar 14 shoqëri rajonale, nga......

Evropa shton investimet për furnizimin me gaz - Sipas raportit, rritja e kapacitetit me 80 GW kërcënon objektivat klimatikë
Rritja e furnizimit me gaz në të gjithë Evropën kërcënon angazhimet klimatike dhe rrezikon t’i mbajë lëndët djegëse fosile prezente për dekadat në vijim,......

Tender 355 milionë lekë për automatizimin e gjobave - Sistemi modern, transparencë e qasje për qytetarët
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka hapur një tender për ngritjen e regjistrit për ekzekutimin dhe vjeljen e gjobave për institucionet......

Pse taksa për miliarderët më të pasur në botë po përballet me rezistencë në G20?!
Plani i Brazilit për një taksë të re për miliarderët më të pasur në botë po përballet me një kundërshtim të minutës së fundit në një takim dy-ditor të......

Cili vend i BE-së është konsumatori më i madh i qeseve plastike?
Shtetet anëtare të BE-së kanë ndërmarrë hapa progresiv gjatë dekadës së fundit për të reduktuar përdorimin e qeseve plastike të lehta, duke përfshirë......

Prishtinë, konferenca rajonale e UNDOC mbi praktikat më të mira në parandalimin e korrupsionit/ Pirdeni: Shqipëria po intensifikon përpjekjet kundër korrupsionit
Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Znj. Adea Pirdeni, mori pjesë në konferencën rajonale me tematikë mbi praktikat më të mira......