Europa Postuar më 19 Nëntor 2024, 12:01

Suficiti primar i Greqisë, në rritje deri në 2026 - Raporti parashikon se borxhi do të tkurret me mbi 10% në vitet e ardhshme

Nga Kristi Ceta

Suficiti primar i Greqisë, në rritje deri në 2026 - Raporti

Greqia do të arrijë teprica buxhetore primare më të larta se sa pritej në periudhën trevjeçare që përfundon në 2026 dhe borxhi i vendit do të bjerë më shumë se 10 pikë përqindjeje nga viti 2024 në 2026, sipas parashikimit të Komisionit Evropian.

Komisioni Evropian e quajti rënien e borxhit një "arritje të madhe". Për sa i përket inflacionit të lartë në Greqi, raporti shpjegoi rritje të konsiderueshme të çmimeve të ushqimeve për shkak të përmbytjeve shkatërruese në rajonin e Thesalisë në shtator të vitit 2023. Faktorë të tjerë ndikues ishin rritja e çmimeve të vajit të ullirit dhe të energjisë. Megjithatë, norma e inflacionit pritet të bjerë në muajt në vijim.

BE-ja parashikon një suficit primar buxhetor prej 2.9% të Prodhimitt ë Brendshëm Bruto në 2024 dhe 2025 dhe 3.2% në 2026. Nëse arrihet, suficiti primar i 2024-ës do të jetë i treti më i madh në BE.

Kjo tejkalon edhe vlerësimet e fundit të Ministrisë së Financave të vendit, përpara paraqitjes së projektbuxhetit përfundimtar, për një suficit 2,6-2,7% të PBB-së. Buxheti i vitit 2025 parashikon një suficit prej 2.4% për vitin e ardhshëm dhe plani afatmesëm i stabilitetit i paraqitur kërkon një suficit të ngjashëm në vitin 2026. Sipas të dhënave, parashikimet e BE-së janë më “optimiste”, duke treguar shifra më të larta.

Ministria e Financave në Greqi shpjegon se diferencat në vlerësime vijnë nga fakti se BE-ja nuk ka marrë parasysh buxhetin suplementar të vitit 2024, i cili shtoi 400 milionë euro në Programin e Investimeve Publike. Për më tepër, për vitin 2025 dhe 2026, qeveria synon të shpenzojë 500 milionë euro shtesë, duke shfrytëzuar plotësisht rritjen e shpenzimeve (3.7% në 2025 dhe 3.6% në 2026) që lejon Pakti i Stabilitetit.

Për sa i përket borxhit publik, Komisioni parashikon që ai të arrijë në 153.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2024, 146.8% në 2025 dhe 142.7% në 2028, pak më i lartë se vlerësimet e qeverisë.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat