Tender 355 milionë lekë për automatizimin e gjobave - Sistemi modern, transparencë e qasje për qytetarët
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka hapur një tender për ngritjen e regjistrit për ekzekutimin dhe vjeljen e gjobave për institucionet shtetërore, me fond limit 355 milionë e 531 mijë lekë.
Përgjate viteve të fundit, kur edhe digjitalizimi i proceseve në Shqipëri ka marrë një zhvillim të vrullshëm, është reflektuar dobishmëria dhe performanca e lartë që ka sjellë, duke e bërë në këtë mënyrë më eficiente veprimtarinë e punës, por njëkohësisht edhe me kosto kohore dhe financiare më të ulët.
Aktualisht, procesi i mbledhjes së gjobave në Shqiperi është i fragmentuar, ku çdo institucion përdor sisteme të ndryshme në format, përmbajtje, teknologji dhe koncept. Kjo ka shkaktuar mospërputhje, vonesa dhe rritje të kostove administrative. Qytetarët përballen me konfuzion dhe vështirësi për të kryer pagesat e gjobave, ndërsa qeveria has sfida në gjurmimin dhe menaxhimin efektiv të të ardhurave nga gjobat.
Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit publik thuhet, se ekziston nje nevojë për një sistem të automatizuar për të rritur efikasitetin dhe transparencen. Prandaj, nëpërmjet këtij projekti synohet automatizimi i proceseve, duke implementuar një sistem të automatizuar që përpunon gjobat në mënyre më të shpejtë dhe efikase. Njëkohësisht, do të rritet transparenca dhe përmirësimi i aksesit të përdoruesve, duke zhvilluar një platformë online që ofron qasje të lehtë për informacionin e gjobave dhe mundëson pagesat e thjeshta për përdoruesit.
Përdorimi i teknologjisë të përditësuar për të automatizuar proceset do të zvogëlojë punën manuale dhe do të rrisë besueshmërinë e përgjithshme të sistemit, duke siguruar pagesa në kohe dhe të sakta dhe duke maksimizuar te ardhurat në buxhet.
Sipas dokumentit, ky investim do të reduktojë barrën administrative dhe do të minimizojë potencialin per evazion.
Sondazh

Pse taksa për miliarderët më të pasur në botë po përballet me rezistencë në G20?!
Plani i Brazilit për një taksë të re për miliarderët më të pasur në botë po përballet me një kundërshtim të minutës së fundit në një takim dy-ditor të......

Cili vend i BE-së është konsumatori më i madh i qeseve plastike?
Shtetet anëtare të BE-së kanë ndërmarrë hapa progresiv gjatë dekadës së fundit për të reduktuar përdorimin e qeseve plastike të lehta, duke përfshirë......

Prishtinë, konferenca rajonale e UNDOC mbi praktikat më të mira në parandalimin e korrupsionit/ Pirdeni: Shqipëria po intensifikon përpjekjet kundër korrupsionit
Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Znj. Adea Pirdeni, mori pjesë në konferencën rajonale me tematikë mbi praktikat më të mira......

ECDC: BE-ja nuk po e redukton përdorimin e antibiotikëve mjaftueshëm shpejt!
Bashkimi Europian duhet të bëjë më shumë për të ndaluar përdorimin e panevojshëm të antibiotikëve në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor për të shmangur......

Europa: Gjysma e punëtorëve janë të stresuar ndërsa një e treta mendon të ndryshojë punë!
Gjysma e punëtorëve në 10 vende europiane kanë raportuar se përjetojnë stres të përditshëm të lidhur me punën, me një të tretën që thonë se nuk besojnë se ka......

Kosova dhe Maqedonia e Veriut me pika të përbashkëta kufitare - Palët firmosën marrëveshje në fushën e energjisë, arsimit dhe lëvizjes së lirë
Qeveritë e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut mbajtën një takim të përbashkët në Prishtinë dhe firmosën 3 marrëveshje të reja bashkëpunimi. Pas takimit, në......

Industria globale e erës në det të hapur është gati të humbasë objektivat e mëdha të vendosura nga qeveritë!
Pas një viti projektesh të anuluara, turbinave të prishura dhe shitjeve të braktisura me qira, industria globale e erës në det të hapur nuk ka më shumë......

Banka Botërore, asistencë për mbrojtjen e konsumatorit - Alam: Përgëzoj BSH për menaxhimin e inflacionit dhe kredive me probleme
Banka e Shqipërisë është në bashkëpunim të vazhdueshëm me Bankën Botërore për përmirësimin e kuadrit rregullativ të sistemit financiar, sidomos në fushën e......