Ndryshime në ujësjellësa - Reforma/ Ngrihen 14 shoqëri rajonale, mbetet vetëm Tirana
Dy vjet e gjysmë pas reformës në sektorin e ujësjellës – kanalizimeve, që parashikoi bashkimin e shoqërive ekzistuese, janë krijuar 14 shoqëri rajonale, nga 15 që do të jenë në total.
Së fundmi Enti Rregullator i Ujit ka licencuar Shoqërinë Rajonale Vlorë, që do të ofrojë shërbim në Bashkitë e Vlorës, Selenicës dhe Himarës.
Ndërkohë që, me licencimin e kësaj shoqërie mbetet akoma pa u krijuar vetëm shoqëria Rajonale Tiranë, që përfshin bashkitë: Tiranë, Kamëz dhe Vorë.
Për t’u krijuar shoqëria rajonale është i nevojshëm miratimi nga Këshillat Bashkiakë, ndërsa në momentin që finalizohet bashkimi, bëhet ndarja e 49% të aksioneve midis bashkive, ndërsa 51% e tyre i kalojnë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Përmirësimi i situatës financiare ishte një nga objektivat kryesorë të reformës, ndërsa një vlerësim i Entit Rregullator të Ujit tregoi se në vitin 2023 u shënua përmirësimi me 13,7% i Mbulimit të Kostove të Operimit dhe Mirëmbajtjes, i Normës së Arkëtimit Korrente me 1.6% dhe asaj të përgjithshme me 4.7%.
Ndërkaq, përveç përmirësimit të situatës financiare synimi është unifikimi tarifor në të gjithë zonën e re të shërbimit. Sipas ERRU-së, për disa nga shoqëritë rajonale tarifat janë të përafërta nga zona në zonë, prandaj unifikimi tarifor është i mundshëm.
Ndërsa për disa të tjera duket mjaft i vështirë për shkak të diferencave të mëdha të tarifave të mbartura nga shoqëritë individuale të mëparshme. Për këtë arsye, ERRU thekson që në këto raste unifikimi tarifor duhet të realizohet në mënyrë graduale, duke vlerësuar gjendjen rast pas rasti.
Përpara reformës sektori operohej nga 58 shoqëri ujësjellës – kanalizime.
Sondazh

Evropa shton investimet për furnizimin me gaz - Sipas raportit, rritja e kapacitetit me 80 GW kërcënon objektivat klimatikë
Rritja e furnizimit me gaz në të gjithë Evropën kërcënon angazhimet klimatike dhe rrezikon t’i mbajë lëndët djegëse fosile prezente për dekadat në vijim,......

Tender 355 milionë lekë për automatizimin e gjobave - Sistemi modern, transparencë e qasje për qytetarët
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka hapur një tender për ngritjen e regjistrit për ekzekutimin dhe vjeljen e gjobave për institucionet......

Pse taksa për miliarderët më të pasur në botë po përballet me rezistencë në G20?!
Plani i Brazilit për një taksë të re për miliarderët më të pasur në botë po përballet me një kundërshtim të minutës së fundit në një takim dy-ditor të......

Cili vend i BE-së është konsumatori më i madh i qeseve plastike?
Shtetet anëtare të BE-së kanë ndërmarrë hapa progresiv gjatë dekadës së fundit për të reduktuar përdorimin e qeseve plastike të lehta, duke përfshirë......

Prishtinë, konferenca rajonale e UNDOC mbi praktikat më të mira në parandalimin e korrupsionit/ Pirdeni: Shqipëria po intensifikon përpjekjet kundër korrupsionit
Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Znj. Adea Pirdeni, mori pjesë në konferencën rajonale me tematikë mbi praktikat më të mira......

ECDC: BE-ja nuk po e redukton përdorimin e antibiotikëve mjaftueshëm shpejt!
Bashkimi Europian duhet të bëjë më shumë për të ndaluar përdorimin e panevojshëm të antibiotikëve në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor për të shmangur......

Europa: Gjysma e punëtorëve janë të stresuar ndërsa një e treta mendon të ndryshojë punë!
Gjysma e punëtorëve në 10 vende europiane kanë raportuar se përjetojnë stres të përditshëm të lidhur me punën, me një të tretën që thonë se nuk besojnë se ka......

Kosova dhe Maqedonia e Veriut me pika të përbashkëta kufitare - Palët firmosën marrëveshje në fushën e energjisë, arsimit dhe lëvizjes së lirë
Qeveritë e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut mbajtën një takim të përbashkët në Prishtinë dhe firmosën 3 marrëveshje të reja bashkëpunimi. Pas takimit, në......