Gjermania, mbi 26 mld euro për modernizimin e ushtrisë - Investimet përfshijnë uniforma, pajisje personale dhe automjete të blinduara

Gjermania planifikon të ndajë gati 19 miliardë euro për të pajisur ushtarët me uniforma dhe pajisje personale të reja gjatë viteve të ardhshme, si dhe 7.5 miliardë euro të tjera për automjete të blinduara me rrota, sipas një dokumenti të Ministrisë së Financave.
Qeveria e arsyeton pajisjen e trupave me objektivin ambicioz për të arritur një forcë prej 460,000 ushtarësh deri në mesin e viteve 2030, nga rreth 280,000 që përbëjnë aktualisht Bundeswehr-in (ushtrinë gjermane). Shpenzimet për këtë program do të shpërndahen deri në vitin 2034.
Sipas dokumenteve buxhetore të ministrisë, Berlini do të autorizojë gjithashtu 7.5 miliardë euro deri në vitin 2037 për blerjen e automjeteve të blinduara me rrota. Kjo nismë pritet të përfshijë blerjen e 3,000 deri në 5,000 automjeteve “Boxer”, të prodhuara në bashkëpunim nga firma vendase Rheinmetall dhe kompania franko-gjermane e mbrojtjes KNDS, sipas burimeve parlamentare.
Gjermania ka rritur ndjeshëm investimet ushtarake kohët e fundit, pasi kancelari Friedrich Merz siguroi mbështetjen për të përjashtuar këto shpenzime nga kufijtë e borxhit publik dhe për të forcuar ushtrinë e pajisur dobët. Merz synon gjithashtu të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë evropiane.
Në vitin 2026, shpenzimet totale të mbrojtjes, përfshirë fondet speciale, priten të arrijnë në rreth 117.2 miliardë euro, duke e çuar kuotën e NATO-s në rreth 2.8% të PBB-së.
“Energjia e rinovueshme, dominuese” - IEA: Në 5 vitet e ardhshme, më shumë projekte se në 40 vitet e fundit
Burimet e rinovueshme do të rriten më shpejt se çdo burim tjetër kryesor energjie në dekadën e ardhshme, sipas agjencisë botërore të energjisë, duke e bërë......
Shqipëria dhe Italia, më afër - Mbledhja e parë mes dy qeverive. Mbrojtja, industria, emigrantët çështjet kryesore
Për herë të parë qeveria shqiptare dhe ajo italiane do të zhvillojnë të enjten në Romë një mbledhje të përbashkët ku çështjet kryesore që do të diskutohet......
Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të ndjeshme të kuotës këtë mëngjes në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 83 lekë dhe është......
Bullgaria përballet me mungesë karburanti - Sanksionet amerikane ndaj kompanisë ruse rrezikojnë furnizimin
Bullgaria ka rreth një muaj rezerva benzine ndërsa përgatitet për fillimin e sanksioneve amerikane ndaj Lukoil. Kjo kompani, në pronësi ruse, zotëron......
Papunësia në Britani ngjitet në 5% - Regjistron nivelin më të lartë në katër vitet e fundit
Papunësia në Mbretërinë e Bashkuar është rritur më shumë se sa pritej, duke arritur nivelin më të lartë në katër vitet e fundit, sipas të dhënave zyrtare.......
Luhatjet e shitjeve të banesave në Evropë - Cilat tregje kanë shënuar rritjen më të madhe?
Shitjet e banesave në Evropë po luhaten ndjeshëm, me disa vende që shënojnë rritje të forta dhe të tjera që po përballen me ngadalësim të dukshëm. Në......
Kroacia si model për zhvillimin e turizmit, ministri Gonxhja takim me homologun kroat
Kroacia përbën një model të suksesshëm për zhvillimin e turizmit. Bashkëpunimi I vendit tonë me kroatët është mundësi e vlefshme për të shkëmbyer përvoja.......
Gjatë tremujorit të tretë lindjet tejkaluan vdekjet/ Korça në rënie demografike, Tirana mbetet “motori” i popullsisë
Popullsia e Shqipërisë gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025 ka shënuar një shtesë natyrore pozitive, me 1,347 lindje më shumë sesa vdekje, një tregues i......



