Shqipëria Postuar më 12 Nëntor 2025, 09:29

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të ndjeshme të kuotës këtë mëngjes në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 83 lekë dhe është shitur me 84.1 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal edhe monedha europiane vijon gjithashtu të ruaj relativisht po të njëjtat kuota sikurse edhe dje duke u blerë sot me 96.3 lekë dhe duke u shitur me 97 lekë.

Franga zvicerane sakaq ka pasur një rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm po jo me ndonjë ndryshim të konsiderueshëm nga dita e djeshme duke u blerë sot me 103.5 lekë dhe duke u shitur me 104.5 lekë.

Paundi britanik ndërkaq ka pësuar një zbritje të vlerës këtë të mërkurë teksa është blerë sot me 109 lekë dhe është shitur me 110.1 lekë në raport me dje referuar tregut të brendshëm valutor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat