Bullgaria përballet me mungesë karburanti - Sanksionet amerikane ndaj kompanisë ruse rrezikojnë furnizimin

Bullgaria ka rreth një muaj rezerva benzine ndërsa përgatitet për fillimin e sanksioneve amerikane ndaj Lukoil. Kjo kompani, në pronësi ruse, zotëron rafinerinë më të madhe të vendit dhe shumicën e infrastrukturës së magazinimit dhe tubacioneve, tha kreu i agjencisë shtetërore të rezervave.
Shtetet e Bashkuara dhe Britania muajin e kaluar vendosën sanksione ndaj Lukoil dhe Rosneft, dy kompanive më të mëdha të naftës në Rusi, për shkak të luftës së Moskës në Ukrainë, duke kërcënuar operacionet e tyre që shtrihen ende në të gjithë Evropën.
Sanksionet amerikane, që do të hyjnë në fuqi më 21 nëntor, kanë ngritur shqetësime mbi furnizimet me karburant përpara dimrit në Bullgari, ku Lukoil operon rafinerinë e Burgasit, një pjesë kyçe të kompanisë jashtë Rusisë, dhe qindra pika karburanti.
Bullgaria ka rezerva benzine për rreth 35 ditë dhe mbi 50 ditë naftë, sipas burimeve zyrtare. Analistët e energjisë thonë se vendi ka më shumë rezerva të naftës së papërpunuar dhe produkteve të saj jashtë Bullgarisë, por ato duhet të importohen para se të nisin sanksionet në rrjetin e tubacioneve të Lukoil.
“50% e karburanteve gati për përdorim janë në vende të tjera të BE-së dhe një pjesë e naftës së papërpunuar gjithashtu, që do të thotë se qeveria duhet t’i aktivizojë këto kontrata sa më shpejt,” informuan burime nga Programi i Energjisë dhe Klimës.
Bullgaria, që do të vendosë monedhën euro më 1 janar 2026, ka ndërmarrë hapa për të siguruar furnizimet që kur u njoftuan sanksionet muajin e kaluar. Vendi ndaloi përkohësisht eksportet e disa karburanteve, kryesisht naftës dhe karburantit ajror, drejt vendeve anëtare të BE-së.
Java e kaluar, parlamenti miratoi një ligj që i lejon të marrë në pronësi rafinerinë dhe ta shesë tek një pronar i ri, për të mbrojtur impiantin nga sanksionet amerikane. Këtë javë, autoritetet bullgare kryen inspektime dhe zbatuan masa sigurie në rafinerinë e Burgasit, si një masë për të ruajtur infrastrukturën kritike.
Papunësia në Britani ngjitet në 5% - Regjistron nivelin më të lartë në katër vitet e fundit
Papunësia në Mbretërinë e Bashkuar është rritur më shumë se sa pritej, duke arritur nivelin më të lartë në katër vitet e fundit, sipas të dhënave zyrtare.......
Luhatjet e shitjeve të banesave në Evropë - Cilat tregje kanë shënuar rritjen më të madhe?
Shitjet e banesave në Evropë po luhaten ndjeshëm, me disa vende që shënojnë rritje të forta dhe të tjera që po përballen me ngadalësim të dukshëm. Në......
Kroacia si model për zhvillimin e turizmit, ministri Gonxhja takim me homologun kroat
Kroacia përbën një model të suksesshëm për zhvillimin e turizmit. Bashkëpunimi I vendit tonë me kroatët është mundësi e vlefshme për të shkëmbyer përvoja.......
Gjatë tremujorit të tretë lindjet tejkaluan vdekjet/ Korça në rënie demografike, Tirana mbetet “motori” i popullsisë
Popullsia e Shqipërisë gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025 ka shënuar një shtesë natyrore pozitive, me 1,347 lindje më shumë sesa vdekje, një tregues i......
Një linjë e re në aeroportin e Tiranës drejt Heraklion (Kretë) - Zv/kryeministrja Balluku: Më shumë vizitorë drejt vendit tonë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) dhe SKY Express inauguruan destinacionin e ri Heraklion (Kretë), duke forcuar lidhjet ajrore midis Shqipërisë dhe......
Shqipëria drejt turizmit “inteligjent” - Gonxhja: Inteligjencë Artificiale për sektor të qëndrueshëm
Ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sporteve Blendi Gonxhja, përfaqësoi Shqipërinë si një nga 31 folësit e përzgjedhur nga 160 vendet pjesëmarrëse në Asamblenë......
Impianti diellor 50 MWp në Belsh nga KESH - Miratohet marrëveshja e garancisë për kredinë 30 mln euro nga BERZH
Komisionet parlamentare kanë miratuar projektligjin për marrëveshjen e garancisë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, i cili i hap rrugë......
Konstituohet Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale - Mazniku: Bashkitë duhet të luajnë rol në zhvillimin e ekonomisë
Këtë të martë është konstituar Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Bashkëkryetari i Komisionit, Arbjan Mazniku, në......





