Shqipëria Postuar më 11 Nëntor 2025, 18:01

Kroacia si model për zhvillimin e turizmit, ministri Gonxhja takim me homologun kroat

Nga SCAN TV

Kroacia si model për zhvillimin e turizmit, ministri Gonxhja takim me

Kroacia përbën një model të suksesshëm për zhvillimin e turizmit. Bashkëpunimi I vendit tonë me kroatët është mundësi e vlefshme për të shkëmbyer përvoja. Kështu ka vlerësuar ministri i turizmit Blendi Gonxhja, i cili ka patur një takim me homologun e tij kroat në mjediset ku po zhvillohet Asambleja e Përgjithshme të UN Tourism në Riad.

Në postimin e tij në rrjetet sociale Gonxhja shkruan:

Me ministrin e Turizmit dhe Sportit të Kroacisë Tonči Glavina në #UNËTO me të cilin ndajmë jo vetëm vlera të përbashkëta mesdhetare, por edhe një vizion të përbashkët për zhvillimin e turizmit dhe shkëmbimeve kulturore e sportive. Kroacia mbetet një model i suksesshëm në menaxhimin e destinacioneve dhe në ndërtimin e një marke të fortë kombëtare në turizëm, ndaj dhe bashkëpunimi mes dy vendeve tona është një mundësi e vlefshme për të shkëmbyer përvoja dhe për të ndërtuar iniciativa të përbashkëta që forcojnë rajonin tonë si destinacion konkurrues dhe tërheqës.

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat