Zgjedhjet në Kanada, rekord votash paraprake - Kërcënimet e Trump shtojnë interesin e qytetarëve për procesin zgjedhor
Një numër rekord prej 7.3 milionë njerëzish kanë hedhur votat e tyre gjatë katër ditëve të votimit paraprak në zgjedhjet e Kanadasë, treguan shifrat zyrtare. Kjo shihet si një shenjë e mundshme e interesit të shtuar për zgjedhjet e 28 prillit.
Elections Canada tha se numri i vlerësuar i votuesve nga e premtja deri të hënën shënoi një rritje prej 25% krahasuar me 5.8 milionë vota paraprake të hedhura në votimin e vitit 2021. Kanadaja, një vend me një popullsi prej 41 milionë banorësh, ka 28.9 milionë votues të kualifikuar, njoftoi Elections Canada në nëntor.
Fushata zgjedhore e dominuar nga kërcënimet e presidentit amerikan Donald Trump ka galvanizuar votuesit, duke përfshirë vlerësime jashtëzakonisht të larta për dy debate javën e kaluar.
Lideri liberal, kryeministri Mark Carney, është në krye, por disa sondazhe tregojnë se partia Konservatore e Pierre Poilievre po fiton terren gradualisht. Sondazhet e transmetuesit publik CBC u japin liberalëve 43.1% mbështetje, me konservatorët në 38.4%. Konservatorët kanë fituar një pikë në dy javët e fundit, sipas të dhënave.
Carney, një 60-vjeçar që më parë ka drejtuar bankat qendrore të Kanadasë dhe Britanisë, thotë se përvoja e tij globale në menaxhimin e krizave ekonomike e bën atë kandidatin ideal për të udhëhequr Kanadanë përmes një lufte tregtare të shkaktuar nga tarifat e Trump.
Ndërkohë, Poilievre thotë se rritja e dobët nën pushtetin 10 vjeçar të ish-kryeministrit Justin Trudeau e la Kanadanë të cenueshme ndaj Trump dhe vendi nuk mund të përballojë një qeveri të katërt radhazi liberale.
Shumica e zgjedhjeve kanadeze janë beteja shumëpartiake me të majtët e Partisë së Re Demokratike dhe Bllokun e Kebekut, që luajnë role vendimtare në përbërjen e parlamentit.
Këtë vit, sondazhet tregojnë për një garë dypartiake liberal-konservatore, me partitë më të vogla që përballen me pengesa të konsiderueshme.
Sondazh

Spanja rrit financimet për mbrojtjen - Zotohet të shpenzojë 2% të PBB-së brenda vitit
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha se qeveria e tij do të përmbushë objektivin e NATO-s prej 2% të produktit të brendshëm bruto (PBB) për shpenzimet e......

Tregjet globale, ari, bitcoin dhe valutat – Si kanë reaguar ato pas deklaratës së Trump për ulje të tarifave ndaj Kinës?!
Tregjet globale ndryshuan kursin pas ndryshimit të tonit të Presidentit të SHBA Donald Trump si për Kinën ashtu edhe për kryetarin e Rezervës Federale,......

Vijon sot seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës!
Kuvendi i Kosovës pritet që sot të mblidhet për të vazhduar konstituimin e legjislaturës së nëntë. Sipas njoftimit të mediave vendase seanca është......

Eksportet bujqësore/ Denaj: Vijojnë me trendin rritës, 10% më shumë se viti i kaluar!
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj informoi sot se eksportet bujqësore kanë vijuar trendin rritës dhe për periudhën janar-mars 2025 me......

Rikuperon Dollari dhe Paundi – Dobësohet franga zvicerane
Dollari amerikan ka rikuperuar pikë nga rënia e vazhdueshme që ka pësuar këto ditë duke u blerë mëngjesin e sotëm me 86.1 lekë dhe duke u shitur me 87.4 lekë......

“Transformimi i Shqipërisë do ndodhë në 100 ditët e para”-Berisha: Vendosim minimumin jetik, rritet financimi për infrastrukturën
Në vetëm 100 ditët e para në pushtet ekziston mundësia e transformimit të Shqipërisë drejt rrugës së zhvillimit. Këtë mesazh përcolli kryetari i Partisë......

Dubai, “streha” e super të pasurve - “Boom-i” i pronave luksoze arriti rekord të ri, pavarësisht tensioneve tarifore
“Bumi” në tregun e luksit në Dubai vazhdoi në tremujorin e parë, me blerësit e pasur që përsëri sollën shitje rekord të shtëpive me vlerë mbi 10 milionë......

Cilat vende dalin fituese nga lufta tregtare? - Konflikti SHBA-Kinë krijon mundësi për tregjet e Amerikës Latine
Tensionet në rritje midis SHBA-së dhe Kinës, që janë përkatësisht furnizuesi dhe konsumatori më i madh në botë i produkteve bujqësore, kanë krijuar një......