Shqipëria Postuar më 23 Prill 2025, 09:30

Rikuperon Dollari dhe Paundi – Dobësohet franga zvicerane

Nga Edel Strazimiri

Rikuperon Dollari dhe Paundi – Dobësohet franga zvicerane

Dollari amerikan ka rikuperuar pikë nga rënia e vazhdueshme që ka pësuar këto ditë duke u blerë mëngjesin e sotëm me 86.1 lekë dhe duke u shitur me 87.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane është blerë këtë mëngjes me 98.3 lekë dhe është shitur me 99 lekë duke mos regjistruar luhatje të konsiderueshme të kuotës krahasuar me një ditë më parë.

Franga zvicerane sakaq ka pësuar zbritje të vlerës këtë të mërkurë në raport me ditën e djeshme duke u blerë sot me 104.5 lekë dhe duke u shitur me 105.5 lekë.

Paundi britanik ndërkaq ka shënuar rritje të vlerës ditën e sotme teksa është blerë sot me 114.6 lekë dhe është shitur me 115.6 lekë në raport me dje referuar tregut të brendshëm valutor.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat