Shqipëria Postuar më 22 Prill 2025, 17:26

“Transformimi i Shqipërisë do ndodhë në 100 ditët e para”-Berisha: Vendosim minimumin jetik, rritet financimi për infrastrukturën

Nga Hamit Yzeiraj

“Transformimi i Shqipërisë do ndodhë në 100 ditët

Në vetëm 100 ditët e para në pushtet ekziston mundësia e transformimit të Shqipërisë drejt rrugës së zhvillimit. Këtë mesazh përcolli kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një koneferencë me gazetarët. Ai dha detaje për programin e Aleancës për Shqipërinë madhështore.

“Eksperienca ime më lejon mua, realizimin me shpejtësi të këtij programi. 100 ditët e para do të jenë 100 ditët e transforimimit të Shqipërisë. Pa ketë eksperiencë të garantoj se nuk do mund të premtoja. Eksperienca ime ka trashëgiminë e vet. Pra në qoftë se them, do vendos minimumin jetik 200 euro dhe do bëjë këtë se do kthej paratë qytetarëve, unë e kam bërë këtë, kam dyfishuar rrogat. Kam dyfishuar rrogat e të gjithë administratës dhe kam dyfishuar pensionet minimale, kam rritur me 60% pensionet mesatare, kam rritur me 40% pensionet maksikame.

Në të tjera Berisha u shpreh se që prej vitit 2013 varfëria në vend u rrit dhe se pensionistët në mandatin e tij të mëparshëm kishin një jetë më dinjitoze.

“Unë në vitin 2013 kur bëmë studimin dhe dolën 15 mijë familje shqiptare në varfëri ekstreme, një vendim i prerë do nxirreshin nga varfëria ekstreme dhe për të dalë në mënyrë eficente, transparente u bë digjitalizimi i tyre. Nuk fitova zgjedhjet, por sot ata janë 5-fishuar më shumë, shumë më tepër se kanë rënë në këtë kategori dhe pensionistët, këtu është problemi, nuk janë vetëm familjet. Në atë kohë pensionistët nuk ishin këtë kategori, ishin standard tjetër.”

Gjatë konferencës Berisha foli dhe për buxhetin për infastrukturën, ku financimi për të ndërtaur akse të reja rrugore do jëtë më i madh se ky aktuali.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat