Trump “kursen” kreun e Fed - Nuk planifikon shkarkimin e tij, synon përmirësimin e marrëdhënies me Kinën
Presidenti amerikan Donald Trump thotë se nuk ka "nuk ka ndërmend të shkarkojë" Jerome Powell pasi kritikoi vazhdimisht kreun e Rezervës Federale. Por ai shtoi se do të donte që Powell të ishte "pak më aktiv" kur bëhet fjalë për uljen e normave të interesit.
Duke folur në Zyrën Ovale, Trump tha gjithashtu se është optimist për përmirësimin e marrëdhënieve tregtare me Kinën.
Javën e kaluar, presidenti intensifikoi kritikat e tij ndaj kreut të Rezervës Federale, duke e quajtur atë "një humbës të madh". Komentet shkaktuan një shitje të aksioneve, obligacioneve dhe dollarit amerikan, por tregjet financiare që atëherë janë duke u rikuperuar nga këto humbje.
Gjatë mandatit të parë në Shtëpinë e Bardhë, Trump e nominoi Powell për të udhëhequr bankën qendrore në vitin 2017. Presidenti i atëhershëm Joe Biden e vendosi atë për një mandat të dytë katërvjeçar në fund të vitit 2021.
Rezerva Federale nuk i ka ulur normat deri më tani këtë vit, pasi i uli ato me një pikë përqindjeje në fund të 2024-ës, një qëndrim që Trump e ka kritikuar ashpër. Nuk është e qartë nëse presidenti ka autoritetin për të shkarkuar kryetarin e Rezervës Federale. Asnjë lider tjetër amerikan nuk është përpjekur ta bëjë diçka të tillë.
Gjithashtu, Trump tha se do të ishte "shumë i sjellshëm" në negociatat me Pekinin dhe tarifat do të uleshin nëse do të kishte një marrëveshje, por jo në "zero".
Investitorët ishin të shqetësuar se presioni mbi Powell për të ulur normat e interesit mund të shkaktonte rritje të çmimeve në një kohë kur tarifat tregtare tashmë po rrisin inflacionin.
Tensionet tregtare midis ekonomive më të mëdha në botë, si dhe tarifat amerikane ndaj vendeve të tjera anembanë botës, kanë shkaktuar pasiguri në ekonominë globale. Këto shqetësime shkaktuan trazira në tregjet financiare në javët e fundit.
Të martën, parashikimi për rritjen ekonomike të SHBA-së për këtë vit pësoi uljen më të madhe midis ekonomive të përparuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Rritja e ndjeshme e tarifave dhe pasiguria do të çojnë në një "ngadalësim të ndjeshëm" të rritjes globale, parashikoi Fondi.
Trump ka vendosur taksa deri në 145% mbi importet nga Kina. Vende të tjera tani po përballen me një tarifë të përgjithshme amerikane prej 10% deri në korrik. Administrata e tij tha javën e kaluar se kur masat e reja t'u shtohen atyre ekzistuese, detyrimet mbi disa mallra kineze mund të arrijnë në 245%.
Ndërkohë, Kina është kundërpërgjigjur me një taksë prej 125% mbi produktet nga Shtetet e Bashkuara.

BE ndëshkon Apple dhe Meta - Gjobit kompanitë për shkelje të ligjeve të bllokut
Apple është gjobitur me 500 milionë euro dhe Meta me 200 milionë euro, nga rregullatorët e konkurrencës të Bashkimit Evropian. Blloku dha sanksionet e para......

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit - Pas tenderit për ndërtimin, BERZH hap procedurën për mbikqyrjen e punimeve
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka hapur tenderin për mbikqyrjen e punimeve të hekurudhës Vorë – Hani i Hotit. Mbikqyrja do të përfshijë edhe të......

Shqipëria, destinacioni “surprizë” i dimrit/ Hyrjet në dy muajt e parë të vitit u shtuan ndjeshëm nga Lituania, India dhe Sllovakia
Pas një viti historik për turizmin, ku Shqipëria priti mbi 11.7 milionë vizitorë të huaj, viti 2025 ka nisur po ashtu me ritme të larta. Vetëm në dy muajt e......

“Trazirat tregtare rrezikojnë stabilitetin financiar” - Sipas FMN-së, tarifat dhe rritja e borxheve kërcënojnë bankat
Rreziqet e stabilitetit financiar global janë rritur ndjeshëm që nga vjeshta, të nxitura kryesisht nga pasiguria e shtuar ekonomike rreth politikës tregtare......

“Boom” kredish për financimin e investimeve - BSH: Për segmentin e vogël dhe të mesëm, bankat lehtësuan standardet e kreditimit
Për bizneset e vogla dhe të mesme ka qenë më e lehtë marrja e një kredie në tremujorin e parë të vitit, ndërsa ky lehtësim i standardeve të kreditimit pritet......

Google përballet me drejtësinë - Gjyqi kundër kompanisë mund të ndryshojë të ardhmen e internetit
Google duhet të përballet me masa të forta që të mos e përdorë inteligjencën artificiale për të forcuar kontrollin në kërkimin online, tha një avokat nga......

Sanitare në sezon me 1200 euro pagë! - Dervishi: Shkak mungesa e fuqisë punëtore dhe rritja e turistëve
Kamerierë, banakierë, picajolë, kuzhinierë e deri te sanitaret, resortet dhe hotelet nga jugu deri në veri kanë ndezur motorët për këtë sezon të ri veror me......

“Epërsia e pamohueshme është programi ynë” - Berisha: Ne kemi modelin e zbatimit të tij 100%
Gjatë një takimi kafe me gratë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se epërsia e pamohueshme në këto zgjedhje është programi i koalicionit......