Shqipëria, destinacioni “surprizë” i dimrit/ Hyrjet në dy muajt e parë të vitit u shtuan ndjeshëm nga Lituania, India dhe Sllovakia
Pas një viti historik për turizmin, ku Shqipëria priti mbi 11.7 milionë vizitorë të huaj, viti 2025 ka nisur po ashtu me ritme të larta. Vetëm në dy muajt e parë, hyrjet e turistëve janë rritur ndjeshëm krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke treguar se interesimi për vendin po zgjerohet përtej sezonit të zakonshëm veror.
Bregdeti, qytetet historike dhe natyra malore vazhdojnë të jenë magnet për vizitorët, ndërsa një rritje të dukshme po shënon edhe turizmi autentik përmes bujtinave, guidave lokale dhe përvojave kulturore.
Një analizë e “Scan Intel” mbi hyrjet sipas vendeve të origjinës tregon prurje të reja interesante. Në krye të listës së rritjes qëndron Lituania, me një rritje prej 390%, e ndjekur nga India, Sllovakia dhe Izraeli, me ritme që variojnë nga 75% deri në 260%.
Në dhjetëshen me rritjen më të lartë përfshihen gjithashtu Hungaria, Çekia, Austria, Bosnje-Hercegovina, Egjipti dhe Luksemburgu. Kjo shënon një diversifikim të tregjeve turistike për Shqipërinë, që për vite me radhë ka qenë e përqendruar në rajon dhe diasporë.
Megjithatë, rënie të hyrjeve janë shënuar nga disa vende si Arabia Saudite, Polonia, Estonia, Rumania, Letonia, Portugalia, Holanda dhe Bjellorusia.
Pavarësisht luhatjeve, Kosova dhe Italia vijojnë të mbeten dy shtyllat kryesore të turizmit hyrës në vend, me rritje përkatësisht 4.4% dhe 14.7% në krahasim me vitin e kaluar.
Ky fillim pozitiv për vitin 2025 e pozicionon turizmin sërish si një nga motorët më të fuqishëm të ekonomisë shqiptare dhe rrit pritshmëritë për një tjetër sezon të suksesshëm në horizont.
Sondazh

“Trazirat tregtare rrezikojnë stabilitetin financiar” - Sipas FMN-së, tarifat dhe rritja e borxheve kërcënojnë bankat
Rreziqet e stabilitetit financiar global janë rritur ndjeshëm që nga vjeshta, të nxitura kryesisht nga pasiguria e shtuar ekonomike rreth politikës tregtare......

“Boom” kredish për financimin e investimeve - BSH: Për segmentin e vogël dhe të mesëm, bankat lehtësuan standardet e kreditimit
Për bizneset e vogla dhe të mesme ka qenë më e lehtë marrja e një kredie në tremujorin e parë të vitit, ndërsa ky lehtësim i standardeve të kreditimit pritet......

Google përballet me drejtësinë - Gjyqi kundër kompanisë mund të ndryshojë të ardhmen e internetit
Google duhet të përballet me masa të forta që të mos e përdorë inteligjencën artificiale për të forcuar kontrollin në kërkimin online, tha një avokat nga......

Sanitare në sezon me 1200 euro pagë! - Dervishi: Shkak mungesa e fuqisë punëtore dhe rritja e turistëve
Kamerierë, banakierë, picajolë, kuzhinierë e deri te sanitaret, resortet dhe hotelet nga jugu deri në veri kanë ndezur motorët për këtë sezon të ri veror me......

“Epërsia e pamohueshme është programi ynë” - Berisha: Ne kemi modelin e zbatimit të tij 100%
Gjatë një takimi kafe me gratë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se epërsia e pamohueshme në këto zgjedhje është programi i koalicionit......

Balluku inspekton punimet për rehabilitimin e rrugës së Plugut në Lushnje: I shërben fermerëve dhe urbanizimit të zonës
Në bashkinë e Lushnjes, në fshatin Plug, Fondi Shqiptar i Zhvillimit po zbaton projektin për rehabilitimin e rrugës që lidh këtë zonë me autostradën. Një......

“Agroturizmi dhe bujqësia, shtylla të ekonomisë” - Rama, me fermerët e Beratit: Mbështetje financiare për këdo
Kryeministri, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, takimin e radhës e zhvilloi me fermerët dhe sipërmarrësit në qarkun e Beratit. Gjatë......

Trump synon firmat farmaceutike - Propozon uljen e çmimeve të barnave amerikane
Prodhuesit e barnave janë paralajmëruar se Administrata Trump po shqyrton uljen e çmimeve të ilaçeve në SHBA, duke i bërë të ngjashme me shumat e ulëta që......