Kosova Postuar më 23 Prill 2025, 09:41

Vijon sot seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës!

Nga Edel Strazimiri

Vijon sot seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të

Kuvendi i Kosovës pritet që sot të mblidhet për të vazhduar konstituimin e legjislaturës së nëntë.

Sipas njoftimit të mediave vendase seanca është parashikuar të nisë në orën 10:00.

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Deputeti i zgjedhur, njëherësh nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca ka thënë se ata propozojnë sërish për kryetare të Kuvendit, deputeten Albulena Haxhiu.

Por meqenëse ajo nuk ka marrë votat e duhura në seancën e kaluar, ai tha se zgjedhja e saj pa marrëveshje politike nuk duhet të hidhet sërish në votim.

Pas kësaj, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ndërpreu seancën e së hënës dhe u vendos që seanca të vazhdojë të mërkurën në orën 10:00. LVV-ja dështoi më 19 prill të zgjedh Haxhiun kryetare të Kuvendit.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat