Tarifat japin rezultatet e para - Tkurret me 4.6 miliardë dollarë deficiti tregtar i SHBA-së me Kinën
Deficiti tregtar i SHBA-së me Kinën u tkurr ndjeshëm në muajin qershor, ndërsa tarifat e Presidentit Donald Trump hynë në fuqi plotësisht. Të dhënat e fundit treguan se deficiti i Uashingtonit me Pekinin ra me 4.6 miliardë dollarë, duke arritur në 9.4 miliardë dollarë, sipas një njoftimi nga Byroja e Analizës Ekonomike në SHBA.
Eksportet u rritën me 3.1 miliardë dollarë në 10.1 miliardë dollarë, ndërsa importet u ulën me 1.4 miliardë dollarë në 19.4 miliardë dollarë.
Aktualisht, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një tarifë prej 30% mbi importet kineze, ndërsa Kina ka mbajtur një taksë prej 10% mbi importet amerikane. Megjithatë, Uashingtoni dhe Pekini po përpiqen të negociojnë një marrëveshje të re tregtare. Bisedimet e fundit midis palëve përfunduan në Stokholm javën e kaluar, pas një takimi dyditor. Ekipet negociuese po afrohen drejt një armëpushimi të dytë për të parandaluar rikthimin e tarifave më të larta më 12 gusht.
Kina nuk është vendi i vetëm që po sheh një realitet të ri tregtar për shkak të tarifave. Të dhënat e reja treguan se deficiti tregtar i SHBA-së me Irlandën u ul me 6.5 miliardë, duke arritur në 5.3 miliardë dollarë.
Shtetet e Bashkuara ishin gjithashtu në një deficit tregtar për muajin qershor me Meksikën dhe Vietnamin, me 16.3 dhe 16.2 miliardë dollarë përkatësisht, si dhe me Tajvanin, BE-në, Japoninë, Korenë e Jugut, Indinë dhe shtete të tjera. Presidenti Trump vendosi një normë tarifore prej 25% me Meksikën për shumicën e eksporteve dhe 20% për Vietnamin.
Në përgjithësi, deficiti tregtar i SHBA-së ra me 11.5 miliardë dollarë, nga 71.1 miliardë dollarë në maj, në 60.2 miliardë dollarë në qershor, duke u zvogëluar me 16%. Ky është niveli më i ulët që nga shtatori 2023.
Nga viti në vit, hendeku tregtar amerikan u rrit me rreth 38%, ose 161.5 miliardë dollarë. Eksportet u shtuan me rreth 5%, ndërsa importet u zgjeruan me rreth 12%.

Vijon aksioni për “çlirimin” e hapësirave publike - Mbi 36 mijë metër katror e liruar në Tiranë. Malaj: Në fokus, sundimi i ligjit
Aksioni për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat dhe karriget që kanë zaptuar trotuaret vazhdon me intensitet në të gjithë vendin. IKMT vijon aksionin......

Tarifat e Trump hyjnë në fuqi - Mbi 90 shtete përballen me masat e reja mbi eksportet në SHBA
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vendosur në fuqi tarifat e reja ndaj më shumë se 90 vendeve në mbarë botën. “Miliarda dollarë në forme tarifash po......

Norma bazë e interesit mbetet 2.5% - Sejko: Qëndrimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm
Norma bazë e interesit do vijojë të jetë 2.5%. Në mbledhjen më të fundit të Këshillit Mbikëqyrës, Banka e Shqipërisë vendosi ta mbajë të pandryshuar normën......

Hyn një bankë e re në Shqipëri - Turkja “Ziraat” merr miratimin paraprak per licencim nga Banka Qendrore
Në Shqipëri do të hyjë një bankë e re. Në mbledhjen më të fundit të Këshillit Mbikëqyrës, Banka e Shqipërisë ka vendosur të jape miratimin paraprak per......

“Shpërthimi” i Shqipërisë online/ Analiza e Google Trends: Vendi ynë kampion i kërkimeve për udhëtime në rajon
Në tre vitet e fundit, Shqipëria ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm në perceptimin global si destinacion turistik. Nga një vend pak i njohur në......

Rrjetat antibreshër/ AZHBR: Skema Kombëtare e Investimeve grant 50% të vlerës!
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, përmes Skemës Kombëtare të Investimeve mbështet me financim fermerët për instalimin e rrjetave antibreshër në......

Aksi Qafë Thanë-Dogana Qafë Thanë/ Balluku: Punimet dhe riparimet kanë përfunduar!
Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, njoftoi se punimet për riparimin e shtresave asfaltike dhe......

Sa shqiptarë paguajnë për të pasur internet në shtëpi? - AKEP: Rreth 296 mijë individë abonohen në paketa të integruara
Kur vjen çështja tek interneti, shumë shqiptarë zgjedhin të abonohen në kompani të cilat ofrojnë si shërbimin e internetit, ashtu edhe atë të televizorit apo......