Norma bazë e interesit mbetet 2.5% - Sejko: Qëndrimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm
Norma bazë e interesit do vijojë të jetë 2.5%. Në mbledhjen më të fundit të Këshillit Mbikëqyrës, Banka e Shqipërisë vendosi ta mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në 2.5%.
Sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, politika aktuale monetare është e përshtatshme për të mbajtur nën kontroll inflacionin.
“Këshilli Mbikëqyrës gjykon se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm për përmbushjen e objektivit tonë të stabilitetit të çmimeve në të ardhmen. Ai mundëson transmetimin gradual në tregjet financiare të uljes së normës bazë të interesit që ndërmorëm në fillim të muajit korrik, si dhe ofron një balancë të drejtë midis nxitjes së rritjes ekonomike në afatin e shkurtër me ruajtjen e stabilitetit të çmimeve në afatin e mesëm”, tha Sejko.
Guvernatori u shpreh se megjithëse inflacioni pësoi rritje, ai ishte më i ulët se parashikimet e Bankës së Shqipërisë.
“Në këndvështrimin e artikujve të shportës së konsumit, rritja e inflacionit u diktua nga rritja më e shpejtë e çmimeve të ushqimeve dhe të qirave, ndërkohë që inflacioni i artikujve të tjerë të shportës ishte relativisht i qëndrueshëm. Megjithatë, niveli i inflacionit rezultoi disi më i ulët se parashikimet tona, si pasojë e reduktimit të marzheve të fitimit të bizneseve, e vijimit të goditjeve pozitive të ofertës, si dhe e rënies më të shpejtë se pritjet të inflacionit në Eurozonë”, deklaroi Guvernatori.
Lehtësimi i qëndrimit të politikës monetare gjatë katër tremujorëve të fundit ka ulur kostot e financimit të sektorit bankar dhe yield-in e bonove 12-mujore të thesarit. Gjithashtu, rritja e prezencës së Bankës së Shqipërisë në tregun e brendshëm valutor ka ndihmuar në absorbimin e presioneve forcuese të kursit të këmbimit.

Hyn një bankë e re në Shqipëri - Turkja “Ziraat” merr miratimin paraprak per licencim nga Banka Qendrore
Në Shqipëri do të hyjë një bankë e re. Në mbledhjen më të fundit të Këshillit Mbikëqyrës, Banka e Shqipërisë ka vendosur të jape miratimin paraprak per......

“Shpërthimi” i Shqipërisë online/ Analiza e Google Trends: Vendi ynë kampion i kërkimeve për udhëtime në rajon
Në tre vitet e fundit, Shqipëria ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm në perceptimin global si destinacion turistik. Nga një vend pak i njohur në......

Rrjetat antibreshër/ AZHBR: Skema Kombëtare e Investimeve grant 50% të vlerës!
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, përmes Skemës Kombëtare të Investimeve mbështet me financim fermerët për instalimin e rrjetave antibreshër në......

Aksi Qafë Thanë-Dogana Qafë Thanë/ Balluku: Punimet dhe riparimet kanë përfunduar!
Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, njoftoi se punimet për riparimin e shtresave asfaltike dhe......

Sa shqiptarë paguajnë për të pasur internet në shtëpi? - AKEP: Rreth 296 mijë individë abonohen në paketa të integruara
Kur vjen çështja tek interneti, shumë shqiptarë zgjedhin të abonohen në kompani të cilat ofrojnë si shërbimin e internetit, ashtu edhe atë të televizorit apo......

“Energjia më e lirë, ajo që nuk harxhohet” - Raporti i BB për eficiencën energjetike: Për çdo 1 USD të investuar, përfitimi shkon 3-5 USD
Banka Botërore ka publikuar së fundmi raportin mbi eficiencën e energjisë, duke theksuar se kursimi është një nga mënyrat më të leverdishme dhe të......

Projekti për rikualifikimin e Ujërave Termale të Bënjës - Kumbaro: Përmirësojmë kushtet për vizitorët duke ruajtur rregullat e një zone të mbrojtur
Vazhdojnë punimet në kantierin e Ujërave Termale të Bënjës me qëllim përmirësimin e shërbimeve, peizazhit turistik dhe ndërhyrjeve rikualifikuese për të......

Udhëtoni drejt Shqipërisë? - Dogana shqiptare informon mbi rregullat dhe kufijtë për mallrat personale!
Dogana shqiptare ka informuar sot përmes rrjeteve sociale se udhëtarët që hyjnë në territorin shqiptar mund të sjellin me vete mallra për përdorim vetjak ose......