Shqipëria Postuar më 6 Gusht 2025, 14:18

Rrjetat antibreshër/ AZHBR: Skema Kombëtare e Investimeve grant 50% të vlerës!

Nga Edel Strazimiri

Rrjetat antibreshër/ AZHBR: Skema Kombëtare e Investimeve grant 50%

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, përmes Skemës Kombëtare të Investimeve mbështet me financim fermerët për instalimin e rrjetave antibreshër në blloqe ekzistuese me të mbjella bujqësore.

Sipas AZHBR-së, Skema Kombëtare e Investimeve financon rrjetat për mbrojtjen nga breshëri në blloqet ekzistuese me pemë frutore, agrume dhe vreshta, për sipërfaqe nga 1 ha deri në 5 ha.

“Masa e përfitimit është 50% e vlerës totale të investimit dhe shkon deri në 1.5 milionë lekë për hektar. Përmes përfitimit të 50% grant nga skema dhe kombinimit me Kredinë e Butë me interes vetëm 2% dhe garanci sovrane prej 70% të kolateralit, fermerët sigurojnë financim të plotë për të gjithë investimit”, njofton AZHBR.

Përfitues të mundshëm të skemës janë fermerë, subjekte me status fizik/juridik, shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor. Aplikantët nuk duhet të jenë debitorë ndaj AZHBR dhe MBZHR.

Në rastet e fermerëve individualë, duhet të kenë tokën në pronësi ose me qira të paktën për 5 vite nga viti i aplikimit.

Aplikimet e Skemës Kombëtare të Investimeve 2025 kryhen pranë zyrave qendrore të AZHBR deri më 30 shtator për investime në sektorin bujqësor me 9 masa mbështetëse.

Rrjetat antibreshër/ AZHBR: Skema Kombëtare e Investimeve grant 50%

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat