Hyn një bankë e re në Shqipëri - Turkja “Ziraat” merr miratimin paraprak per licencim nga Banka Qendrore
Në Shqipëri do të hyjë një bankë e re. Në mbledhjen më të fundit të Këshillit Mbikëqyrës, Banka e Shqipërisë ka vendosur të jape miratimin paraprak per licencimin e degës së bankës së huaj Ziraat Bank në vendin tonë.
Ziraat, e cila është një bankë bujqësore, që operon në 19 shtete të botës, duke përfshirë 5 vende të Ballkanit Perëndimor, do të jetë tashmë e pranishme edhe në Shqipëri.
Dega e bankës së huaj që ka marrë miratimin paraprak për licencë, brenda 12 muajve nga data e këtij vendimi, duhet të plotësojë të gjitha kushtet e parashikuara në ligjin "Për bankat në Republikën e Shqipërisë" dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, në mënyrë që të pajiset me licencën për fillimin e veprimtarisë bankare në vendin tonë, shprehet Banka e Shqiperise.
“Ziraat Bank” është një bankë tregtare që operon në Republikën e Turqisë prej vitit 1863, me licencë të vlefshme bankare dhe leje operimi nën mbikëqyrjen e Agjencisë së Rregullimit dhe Mbikëqyrjes Bankare. Jashtë territorit të Turqisë, aktiviteti i saj shtrihet edhe në disa shtete të tjera, si: Mbretëria e Bashkuar, Bullgaria, Greqia, Kosova, Qiproja Veriore, etj.
Aktualisht, në vendin tonë operojnë 11 banka, shumica prej tyre me kapital të huaj dhe një pjesë më e vogël me kapital vendas. Prej 19 vitesh, në Shqipëri rezulton të mos jetë licencuar asnjë bankë e re. Gjatë vitit të kaluar, Banka Ziraat paraqiti një kërkesë pranë Bankës së Shqipërisë për licencimin e degës së saj të parë në Tiranë. Ziraat do të jetë banka e dytë me kapital turk në Shqipëri.
Një bankë e tillë, e cila është e specializuar për huadhënien ndaj bizneseve që operojnë në fushën e bujqësisë, ndaj pritet ta rrisë më tej mbështetjen financiare ndaj këtij sektori.

“Shpërthimi” i Shqipërisë online/ Analiza e Google Trends: Vendi ynë kampion i kërkimeve për udhëtime në rajon
Në tre vitet e fundit, Shqipëria ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm në perceptimin global si destinacion turistik. Nga një vend pak i njohur në......

Rrjetat antibreshër/ AZHBR: Skema Kombëtare e Investimeve grant 50% të vlerës!
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, përmes Skemës Kombëtare të Investimeve mbështet me financim fermerët për instalimin e rrjetave antibreshër në......

Aksi Qafë Thanë-Dogana Qafë Thanë/ Balluku: Punimet dhe riparimet kanë përfunduar!
Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, njoftoi se punimet për riparimin e shtresave asfaltike dhe......

Sa shqiptarë paguajnë për të pasur internet në shtëpi? - AKEP: Rreth 296 mijë individë abonohen në paketa të integruara
Kur vjen çështja tek interneti, shumë shqiptarë zgjedhin të abonohen në kompani të cilat ofrojnë si shërbimin e internetit, ashtu edhe atë të televizorit apo......

“Energjia më e lirë, ajo që nuk harxhohet” - Raporti i BB për eficiencën energjetike: Për çdo 1 USD të investuar, përfitimi shkon 3-5 USD
Banka Botërore ka publikuar së fundmi raportin mbi eficiencën e energjisë, duke theksuar se kursimi është një nga mënyrat më të leverdishme dhe të......

Projekti për rikualifikimin e Ujërave Termale të Bënjës - Kumbaro: Përmirësojmë kushtet për vizitorët duke ruajtur rregullat e një zone të mbrojtur
Vazhdojnë punimet në kantierin e Ujërave Termale të Bënjës me qëllim përmirësimin e shërbimeve, peizazhit turistik dhe ndërhyrjeve rikualifikuese për të......

Udhëtoni drejt Shqipërisë? - Dogana shqiptare informon mbi rregullat dhe kufijtë për mallrat personale!
Dogana shqiptare ka informuar sot përmes rrjeteve sociale se udhëtarët që hyjnë në territorin shqiptar mund të sjellin me vete mallra për përdorim vetjak ose......

Polonia planifikon skemën “pa taksa” - Synon të tërheqë rreth 24 miliardë euro investime nga familjet
Polonia planifikon një skemë të re të përjashtuar nga taksat për të nxitur investimet nga familjet, të cilat mund të tërheqin rreth 24 miliardë euro ose 2.5%......