Tarifat e Trump hyjnë në fuqi - Mbi 90 shtete përballen me masat e reja mbi eksportet në SHBA
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vendosur në fuqi tarifat e reja ndaj më shumë se 90 vendeve në mbarë botën.
“Miliarda dollarë në forme tarifash po rrjedhin tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, shkroi Ttrump në rrjetet sociale. Më herët, presidenti vendosi një tarifë 50% ndaj Indisë, që do të hyjë në fuqi më 27 gusht nëse vendi nuk ndalon blerjet e naftës ruse.
Javën e kaluar, administrata Trump publikoi një listë të përditësuar të taksave mbi importet nga dhjetëra partnerë tregtarë, si dhe zgjati afatin për të arritur marrëveshje tregtare me SHBA-në deri më 7 gusht.
Politikat tregtare të Trump kanë për qëllim të riformësojnë sistemin tregtar global, të cilin ai e konsideron të padrejtë ndaj SHBA-së. Ekonomitë e Azisë Juglindore, që varen nga eksportet, janë goditur më rëndë nga tarifat e reja. Vendet me fokus në prodhim si Laosi dhe Mianmari u përballën me nivelet më të larta të masave, deri në 40%. Disa ekspertë mendojnë se Trump ka në shënjestër shtetet që kanë lidhje të ngushta tregtare me Kinën.
Disa ekonomi të mëdha, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Japoninë dhe Korenë e Jugut, tashmë kanë arritur marrëveshje për tarifa më të ulëta se kërcënimet fillestare të Trump në prill. Bashkimi Evropian ka arritur gjithashtu një marrëveshje kornizë me Uashingtonin, në të cilën Brukseli ka pranuar një tarifë 15% mbi mallrat evropiane.
Tajvani, një aleat i rëndësishëm i SHBA-së në Azi, u godit me një tarifë 20%. Qeveria vendase tha se tarifa është “e përkohshme” dhe se bisedimet me SHBA-në janë ende në zhvillim.
Javën e kaluar, Trump rriti tarifën për Kanadanë nga 25% në 35%, duke thënë se vendi “nuk bashkëpunoi” për të ndalur trafikun e fentanilit dhe drogave të tjera përtej kufirit me Shtetet e Bashkuara. Qeveria kanadeze tha se po ndërmerr masa kundër bandave të drogës.
Megjithatë, shumica e eksporteve kanadeze drejt SHBA-së do t’i shmangen kësaj tarife për shkak të traktatit ekzistues tregtar, Marrëveshjes SHBA-Meksikë-Kanada.
Tarifat më të larta për Meksikën janë pezulluar për 90 ditë, ndërsa negociatat për një marrëveshje vazhdojnë.

Norma bazë e interesit mbetet 2.5% - Sejko: Qëndrimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm
Norma bazë e interesit do vijojë të jetë 2.5%. Në mbledhjen më të fundit të Këshillit Mbikëqyrës, Banka e Shqipërisë vendosi ta mbajë të pandryshuar normën......

Hyn një bankë e re në Shqipëri - Turkja “Ziraat” merr miratimin paraprak per licencim nga Banka Qendrore
Në Shqipëri do të hyjë një bankë e re. Në mbledhjen më të fundit të Këshillit Mbikëqyrës, Banka e Shqipërisë ka vendosur të jape miratimin paraprak per......

“Shpërthimi” i Shqipërisë online/ Analiza e Google Trends: Vendi ynë kampion i kërkimeve për udhëtime në rajon
Në tre vitet e fundit, Shqipëria ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm në perceptimin global si destinacion turistik. Nga një vend pak i njohur në......

Rrjetat antibreshër/ AZHBR: Skema Kombëtare e Investimeve grant 50% të vlerës!
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, përmes Skemës Kombëtare të Investimeve mbështet me financim fermerët për instalimin e rrjetave antibreshër në......

Aksi Qafë Thanë-Dogana Qafë Thanë/ Balluku: Punimet dhe riparimet kanë përfunduar!
Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, njoftoi se punimet për riparimin e shtresave asfaltike dhe......

Sa shqiptarë paguajnë për të pasur internet në shtëpi? - AKEP: Rreth 296 mijë individë abonohen në paketa të integruara
Kur vjen çështja tek interneti, shumë shqiptarë zgjedhin të abonohen në kompani të cilat ofrojnë si shërbimin e internetit, ashtu edhe atë të televizorit apo......

“Energjia më e lirë, ajo që nuk harxhohet” - Raporti i BB për eficiencën energjetike: Për çdo 1 USD të investuar, përfitimi shkon 3-5 USD
Banka Botërore ka publikuar së fundmi raportin mbi eficiencën e energjisë, duke theksuar se kursimi është një nga mënyrat më të leverdishme dhe të......

Projekti për rikualifikimin e Ujërave Termale të Bënjës - Kumbaro: Përmirësojmë kushtet për vizitorët duke ruajtur rregullat e një zone të mbrojtur
Vazhdojnë punimet në kantierin e Ujërave Termale të Bënjës me qëllim përmirësimin e shërbimeve, peizazhit turistik dhe ndërhyrjeve rikualifikuese për të......