Ushtria e SHBA-së, pjese e bisedimeve për tarifat - Trump përfshin kostot e trupave amerikane në negociata me aleatët aziatikë
Dhjetëra mijëra trupa amerikane të stacionuara në Korenë e Jugut dhe Japoni duket se do të jenë pjesë e negociatave tarifore të Presidentit Donald Trump, pavarësisht përpjekjeve të vendeve aziatike për të ndarë bisedimet e sigurisë nga tregtia.
Në postimet në platformën Truth Social, Trump tha se ndarja e kostove të mbrojtjes do të ishte pjesë e negociatave me Seulin dhe ngriti çështjen e mbrojtjes gjatë një vizite të zyrtarëve japonezë në Uashington këtë javë. Japonia pret rreth 50,000 trupa amerikane dhe Koreja e Jugut 28,500. Të dyja vendet mbështeten në mburojën bërthamore të SHBA-së për mbrojtje kundër Kinës, Rusisë dhe Koresë së Veriut.
Trump më parë ka sugjeruar se mund të tërheqë forcat amerikane nëse vendet nuk paguajnë dhe gjatë mandatit të tij të parë, kërkoi miliarda dollarë më shumë. Burime zyrtare të Koresë së Jugut thanë se Uashingtoni nuk kishte propozuar zyrtarisht rinegocimin e Marrëveshjes së tyre të Masave Speciale (SMA), sipas së cilës vendi mbështet trupat amerikane të stacionuara atje, por Seuli po përgatitet për skenarë të ndryshëm.
Rihapja e bisedimeve të mbrojtjes është një "taktikë e qëllimshme presioni" nga Trump, shpjegojnë analistët. "Ai e ka bërë të qartë se i sheh marrëdhëniet e aleancës si transaksionale dhe është i vendosur të nxjerrë një përfitim ekonomik në përputhje me vlerën e mbrojtjes amerikane", shtojnë ata.
Pak para zgjedhjeve të vitit të kaluar në SHBA, Koreja e Jugut dhe administrata në largim e Presidentit Joe Biden nxituan të nënshkruanin një marrëveshje të re pesëvjeçare, sipas së cilës Seuli do të rriste kontributin e tij për mirëmbajtjen e trupave amerikane në vend me 8.3%, në 1.47 miliardë dollarë në vitin e pare. Më pas do të kishte rritje të mëvonshme të lidhura me indeksin e çmimeve të konsumit.
Aleatët kryesorë
Zyrtarët koreanë thanë se ishte ekipi i Biden që nxiti negociatat e hershme dhe se kjo shkaktoi një debat brenda qeverisë së Koresë së Jugut, e cila në fund vendosi se rrezikonte të armiqësonte Uashingtonin nëse refuzonte paktin. "Tani, nëse duhet të negociojmë, po e bëjmë nga një shumë më e lartë sesa nëse do të kishim pritur", shtuan ata.
Ndërsa Japonia ka dislokimin më të madh të trupave amerikane jashtë vendit në nivel global. Sipas një marrëveshjeje të negociuar në vitin 2022 dhe që skadon në mars të vitit 2027, kostoja mesatare vjetore që Japonia shpenzon për mirëmbajtjen e trupave amerikane arrin në rreth 1.48 miliardë dollarë.
Sondazh

Pika të reja panoramike në Vlorë - FSHZH hap tenderin 46,3 milionë lekë për dy viewpoint-e (FOTOT)
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e tenderit, për ndërhyrje për përmirësimin e aksesit turistik, pika panoramike, viewpoint përgjatë rrugës......

Superstrada Tiranë–Durrës/ Balluku: Me kushte dhe parametra europiane të sigurisë rrugore!
Zv.kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka publikuar sot në rrjetet sociale foto se si do të jetë në përfundim......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka mbyllur javën negativisht duke regjistruar rënie të vazhdueshme përgjatë këtyre ditëve duke u blerë këtë të premte me 86.7 lekë dhe......

Mbrojtje për pronën e dëmtuar të efektivëve në detyrë - Qeveria kompenson deri në 1 milion lekë për punonjësit e policisë
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin e ri që përcakton kriteret dhe procedurat për dhënien e kompensimit të menjëhershëm financiar punonjësve të......

Kina “shkarkohet” në Evropë - OBT parashikon rritjen e eksporteve kineze në BE këtë vit
Disa javë pas valës së parë të njoftimeve të tarifave nga Uashingtoni, të dhënat e tregtisë ndërkombëtare tregojnë një perspektivë të dobët. Shenjat kryesore......

Tryeza e tregut të energjisë, Balluku: Shqipëria në rritje të vazhdueshme në fushën energjitike
Shqipëria është në rritje të vazhdueshme në fushën energjitike, është shprehur zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë,......

Mbrojtje për pronën e dëmtuar të efektivëve në detyrë-Qeveria kompenson deri në 1 milion lekë për punonjësit e policisë
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin e ri që përcakton kriteret dhe procedurat për dhënien e kompensimit të menjëhershëm financiar punonjësve të......

Qeveria miraton përbërjen dhe funksionimin e Komitetit Kombëtar të Aviacionit Civil
Në mbledhjen e qeverisë së kësaj së enjteje është miratuar përbërja dhe funksionimi i Komitetit Kombëtar të Aviacionit Civil, me propozim nga......