Shqipëria Postuar më 18 Prill 2025, 10:04

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!

Nga Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!

Dollari amerikan e ka mbyllur javën negativisht duke regjistruar rënie të vazhdueshme përgjatë këtyre ditëve duke u blerë këtë të premte me 86.7 lekë dhe duke u shitur me 88.1 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal edhe monedha europiane duket se e ka mbyllur këtë javë në zbritje pasi është blerë mëngjesin e sotëm me 98.6 lekë dhe është shitur me 99.4 lekë në raport me dje.

Franga zvicerane sakaq e ka përfunduar këtë javë në vlera pozitive pasi ka regjistruar rritje në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 105.5 lekë dhe është shitur me 106.8 lekë.

Paundi britanik gjithashtu ka pasur rritje të vlerës këtë të premte duke e mbyllur javën pozitivisht teksa është blerë sot me 114.6 lekë dhe është shitur me 116 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat