Shqipëria Postuar më 18 Prill 2025, 10:37

Pika të reja panoramike në Vlorë - FSHZH hap tenderin 46,3 milionë lekë për dy viewpoint-e (FOTOT)

Nga Ernilda Luzi

Pika të reja panoramike në Vlorë - FSHZH hap tenderin 46,3

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e tenderit, për ndërhyrje për përmirësimin e aksesit turistik, pika panoramike, viewpoint përgjatë rrugës panoramike Kaninë – Vlorë. Fondi limit i përllogaritur për këtë projekt është 46 milionë e 377 mijë lekë.

Pika të reja panoramike në Vlorë - FSHZH hap tenderin 46,3

Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, dy hapësirat e përzgjedhura për zhvillimin e strukturave të vrojtimit panoramik janë të pozicionuara përgjatë by pass-it Vlorë – Kaninë, konkretisht në segmentin poshtë fshatit Kaninë, që është edhe pjesa me kuotat me të larta të terrenit, që mundëson pamje të plotë të Vlorës, gadishullit të Karaburunit, ishullit të Sazanit, Zvërnecit dhe lagunës së Nartës.

Referuar dokumentit, objektivat për këto ndërhyrje janë përmirësimi estetik i hapësirës së viewpoint-it dhe hapësirës përreth, të mundësohen kushte optimale qëndrimi duke siguruar hijëzim dhe mundësi për qëndrim dhe shplodhje. Kjo pikë panoramike do të eleminojë edhe mundësinë e aksidenteve.

Pika të reja panoramike në Vlorë - FSHZH hap tenderin 46,3

Në gjendjen ekzistuese, të dy hapësirat kanë një reliev relativisht të sheshtë, ku udhëtarët ndalojnë dhe parkojnë në mënyrë të çrregullt. Shpesh automjetet parkohen thuajse pranë kufirit të jashtëm të shesheve, gjë që mund të përbëjë një rrezik potencial për sigurinë, sidomos gjatë mbremjeve, si pasojë e mungesës totale të ndriçimit.

Nga ana tjetër, synohet rikthimi i vlerave të peisazhit natyror dhe urban, për të rritur tërheqjen turistike dhe për të përmirësuar përvojën vizuale të vizitorëve, duke e arritur këtë nëpërmjet promovimit të qëndrueshmërisë mjedisore.

Pika të reja panoramike në Vlorë - FSHZH hap tenderin 46,3

Po kështu në dokument theksohet, zhvillimi ekonomik dhe turistik i qëndrueshëm, duke e arritur këtë përmes përmirësimit të infrastrukturës turistike dhe zgjatja e sezonit turistik, për të përkrahur zhvillimin ekonomik afatgjatë, si dhe për të krijuar mundësi të reja për komunitetin lokal dhe turistët.

Pika të reja panoramike në Vlorë - FSHZH hap tenderin 46,3

Ndërkohë, për të dy sheshet janë propozuar ndërhyrje specifike, të përshtatshme si vende pushimi për udhëtarët, të cilët mund të shijojnë brenda parametrave të sigurisë panoramën mbi qytet, gadishullin e Karaburunit, detin dhe ishullin e Sazanit, Zvërnecin etj.

Pika të reja panoramike në Vlorë - FSHZH hap tenderin 46,3 Pika të reja panoramike në Vlorë - FSHZH hap tenderin 46,3 Pika të reja panoramike në Vlorë - FSHZH hap tenderin 46,3 Pika të reja panoramike në Vlorë - FSHZH hap tenderin 46,3  Pika të reja panoramike në Vlorë - FSHZH hap tenderin 46,3 Pika të reja panoramike në Vlorë - FSHZH hap tenderin 46,3

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat