Kthesa e Joe Biden ndaj Arabisë Saudite – Cila është arsyeja e ndryshimit të qëndrimit të presidentit amerikan?!
Presidenti, Joe Biden deri më tani e kishte refuzuar princin trashëgimtar saudit, Bin Salman. Por në korrik, Biden do të udhëtojë në Arabinë Saudite. Ndryshimi i qëndrimit ka arsye të brendshme politike.
Një rrugë në Uashington që të çon tek ambasada e Arabisë Saudite në kryeqytetin amerikan mban emrin e Xhamal Khashogit. Disa aktivistë politikë e organizuan ndryshimin simbolik të emrit për të nderuar trashëgiminë e gazetarit kritik "me gjithë përpjekjet për normalizim." Gazetari saudit Khashogi u vra barbarisht në vitin 2018. Shërbimet sekrete amerikane shohin si dorën e pasme organizuese të vrasjes, princin trashëgimtar saudit, Bin Salman. Presidenti amerikan Joe Biden gjatë fushatës presidenciale madje kishte premtuar ta trajtonte Bin Salman si një të përjashtuar.
Por javën e kaluar Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se në mesin e korrikut, presidenti Biden do të udhëtojë në Arabinë Saudite. Biden theksoi, se nuk do të takohet me Bin Salman, po udhëton në një takim ndërkombëtar, ku edhe ai merr pjesë. Biden merr pjesë në një takim të këshillit të bashkëpunimit të vendeve të Gjirit pasi Arabia Saudite ka presidencën e radhës.
Rritja e çmimeve të benzinës dhe dëshira e SHBA për kuota më të larta të nxjerrjes së naftës duket se janë arsyeja e kthesës në diplomacinë ndaj shtëpisë mbretërore saudite. Republikanët, si senatori Chuck Grassely shohin pas këtij hapi të Biden arsyet e brendshme politike dhe inflacionin. Grassley pyet, pse "do të duhet të fluturonte presidenti në Arabinë Saudite dhe të lutet për më shumë naftë, nëse në vendin tonë do të kishim mjaftueshëm naftë? Përveç kësaj ne kemi kushte mjedisore që duhen plotësuar dhe ata nuk i kanë këto."
Me sa duket lufta në Ukrainë i ka ndryshuar prioritetet e Uashingtonit, edhe në marrëdhënien me Arabinë Saudite. Uashingtoni kërkon të mbajë të bashkuar aleatët në konfrontimin me Moskën. Sauditët e kanë konsideruar ndërkohë prezencën ushtarake ruse në Lindjen e Afërt si kundër pol të SHBA. Kur krerët e shteteve dhe qeverive në takimin e G20-s në vitin 2018 e mënjanuan Bin Salmanin ishte Putin që i ofroi dorën.
Kështu që sado Biden publikisht qëndroi në distancë, në aspektin diplomatik ishte e qartë, që nuk është në interesin e SHBA prishja e marrëdhënieve me Riadin. Me sa duket presidenti në politikën reale duhet të sillet ndryshe nga fjalimet në fushatë zgjedhore. Konfrontimi me Rusinë dhe presioni i ekonomisë në SHBA janë faktorët kryesorë për këtë kthesë. Edhe pse qeveria amerikane nuk e përmend këtë zyrtarisht. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Euro vijon të tregtohet në mbi 1.05 dollarë - Investitorët presin dëshminë e Powell në Kongresin amerikan!
Euro vijon të qëndrojë mbi nivelin e 1.05 dollarëve edhe në sesionin e sotëm, ndërsa jeni japonez po gjendet nën presion dhe po tregtohet në nivelin më të ulët......

Nafta zgjeron fitimet - Investitorët, të shqetësuar për tkurrjen e furnizimit të tregut
Nafta po qëndron në rritje në sesionin e sotëm, pasi investitorët janë të fokusuar më shumë te tkurrja e furnizimit të tregut, por, në anën tjetër, frika për......

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Rritja e tregjeve të aksioneve kufizohet nga frika për recesion
Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke vazhduar me optimizmin global që filloi sesionin e kaluar. Indeksi pan-Europian STOXX......

Kursi i këmbimit/ Rikuperon Paundi britanik dhe Franga zvicerane ndërsa Dollari vijon rënien!
Dollari amerikan ka regjistruar sërish rënie këtë të martë pasi ka vijuar edhe sot të humbasë pike teksa është blerë me 113.1 lekë dhe është shitur me 114.1......

Si ndryshoi në 5 vite tregtia Shqipëri-Kosovë/ Analiza e shifrave të shkëmbimeve mes dy vendeve shqiptare!
Shqipëria dhe Kosova po njohin një rritje të ndjeshme të shkëmbimeve tregtare mes tyre. Viti 2021, ka shënuar një rekord historik në nivelin e shkëmbimeve mes......

Porti i Durrësit deri në Prishtinë, gati hekurudha - Kosova do lidhet në terminalin e gazit në Vlorë, riaktiviziohet projekti IAP, do lidhet me TAP
Terminali i gazit të lëngshëm në Vlorë, bashkëpunimi i operatorëve KESH dhe KEK për transmetimin dhe depozitimin e energjisë dhe hekurudha që do lidhë Durrësin......

“Të përcaktohet buxheti e kostot për ligjin spitalor” - Opozita, në komisionin parlamentar të shëndetësisë: Mungesë transparence
Me debate është shoqëruar diskutimi i projektligjit për shërbimin spitalor këtë të hënë në Komisionin e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale. Planifikimi......

“Të indeksohen pagat dhe pensionet” - Radonshiqi: Paketa antikrizë ka nevojë për rishikim!
Në kushtet kur kriza e rritjes së çmimeve po vijon, qeveria duhet të shikojë mundësinë për indeksimin e pensioneve dhe pagave, si një mënyrë për të mbrojtur......