Bota Postuar më 21 Qershor 2022, 09:44

Nafta zgjeron fitimet - Investitorët, të shqetësuar për tkurrjen e furnizimit të tregut

Nga SCAN TV

Nafta po qëndron në rritje në sesionin e sotëm, pasi investitorët janë të fokusuar më shumë te tkurrja e furnizimit të tregut, por, në anën tjetër, frika për ngadalësimin e ekonomisë globale po kufizon fitimet. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në mbi 114 dollarë për fuçi, duke zgjeruar fitimet prej rreth 1% në sesionin e kaluar.

Kontratat “futures” të naftës bruto amerikane për korrikun, që skadojnë më vonë gjatë ditës së sotme, po tregtohen në rreth 112 dollarë për fuçi. Analistët shprehen se shqetësimi kryesor është furnizimi i tregut, pasi sanksionet e vendeve perëndimore ndaj naftës ruse, për shkak të pushtimit të Ukrainës, kanë krijuar një boshllëk të madh në treg.

Gjithashtu, edhe prodhimi i naftës në Rusi mund të bjerë ndjeshëm, pasi nën sanksione janë edhe pajisjet apo teknologjia që nevojitet për të prodhuar arin e zi. Në kahun e kërkesës, ngadalësimi i ekonomisë globale dhe frika për një recesion mund të ushtrojë presion mbi çmimet dhe pritet të dominojnë tregun për disa kohë. Investitorët po presin edhe të dhënat mbi rezervat e naftës në SHBA për javën e kaluar, që do të publikohen të enjten nga Administrata për Informimin mbi Energjinë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat