Bota Postuar më 21 Qershor 2022, 09:46

Euro vijon të tregtohet në mbi 1.05 dollarë - Investitorët presin dëshminë e Powell në Kongresin amerikan!

Nga SCAN TV

Euro vijon të qëndrojë mbi nivelin e 1.05 dollarëve edhe në sesionin e sotëm, ndërsa jeni japonez po gjendet nën presion dhe po tregtohet në nivelin më të ulët në 24 vitet e fundit. Investitorët po e cilësojnë si një sesion pauze, pas luhatshmërisë së madhe gjatë javës së kaluar dhe po ripozicionohen në tregje, në një kohë që rreziku i recesionit po bëhet gjithmonë e më shumë real.

Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan përballë gjashtë monedhave kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 104.7, ndërsa të mërkurën e javës së kaluar u rrit deri në 105.79, niveli më i lartë që nga viti 2002.

Gjithashtu, investitorët po presin edhe dëshminë e presidentit të Rezervës Federale, Jerome Powell, përpara Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve të mërkurën dhe të enjten, i cili mund të japë më tepër detaje mbi gjendjen e ekonomisë më të madhe në botë.

Ndërkohë, euro po tregtohet në mbi 1.05 dollarë, pavarësisht se presidenti i Francës, Emmanuel Macron humbi kontrollin në Asamblenë Kombëtare, gjatë zgjedhjeve legjislative të zhvilluara të dielën.

Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin ka vijuar tendencën në rritje dhe po tregtohet në rreth 21 mijë dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1150 dollarë.

SCAN

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat