Kriza energjetike, Gjermanisë i duhen miliarda euro - Por, blerësit po i shmangen obligacioneve për shkak të paqëndrueshmërisë

Gjermanisë i duhen miliarda për të zgjidhur krizën e saj të energjisë, por blerësit po i shmangen obligacioneve të saj. Gjermania, e konsideruar si debitori më i besueshëm i Europës, ka probleme me shitjen e bonove të saj, në kohën që i duhen miliarda euro për të zgjidhur krizën energjitike në vend.
Ankandet e fundit kanë qenë të dobëta dhe dëshmuan sfidat e emetimit të borxhit në tregje të mbushura me pasiguri në lidhje me normat e interesit dhe shpenzimet shtetërore e kanë bërë më të vështirë situatën për Gjermaninë. Vendi kërkon të financojë skemën prej 200 miliardë euro për të reduktuar kostot e brendshme për energjinë.
Ministria e Financave shiti vetëm 1.78 miliardë euro të një obligacioni të ri të vitit 2029 në fillim të këtij muaji, për shembull, me ofertat totale që mbulojnë më pak se gjysmën e objektivit prej 4 miliardë eurosh.
E goditur rëndë nga varësia e tepërt e saj në energjinë ruse, Gjermania synon të marrë hua veçanërisht shuma të mëdha në vitet e ardhshme, me Parlamentin javën e kaluar që votoi për të pezulluar frenimin e borxhit që kufizon huamarrjen e re.
Ministria e Financave të Francës, në të kundërt, emetoi 10 miliardë euro obligacione afatmesme më 20 tetor. Rritja e emetimit vjen ndërsa Banka Qendrore Europiane po mendon planet për të filluar tkurrjen e zotërimeve të aseteve të saj nëpërmjet të ashtuquajturit shtrëngim sasior.
Pasiguria rreth huamarrjes dhe shtrwngimi sasior ka rritur paqëndrueshmërinë në tregjet e obligacioneve të zonës së euros. Paqëndrueshmëria po i pengon bankat që veprojnë si tregtarë për obligacionet gjermane nga oferta në ankandet e borxhit. Kushtet e ashpra të tregut nënkuptojnë se ata tregtarë nuk duan të marrin obligacione edhe pse ka kërkesë për borxhin e qeverisë si kolateral në marrëveshjet e tjera.
SCAN
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

BE, 500 milion euro ndihmë për Ballkanin Perëndimor - Paratë do të përdoren për përballimin e krizës energjetike
Bashkimi Europian ka premtuar 500 milionë euro për të përmirësuar infrastrukturën energjetike në Ballkanin Perëndimor. Deklarata u bë nga shefja e komisionit......

Cila do të jetë e ardhmja e Mario Draghi? - Hipotezat për të ardhmen dhe detyrat e mundshme
Mario Draghi largohet nga Pallati Kryeministror pas njëzet muajsh qeverisje që kanë lënë gjurmë në Itali dhe jashtë saj, por nuk ka menduar ende për të ardhmen......

Inflacioni shqetësues, por Shqipëria do i rezistojë recesionit - Sejko: Ekonomia ka përballuar testet, sistemi bankar i qëndrueshëm. Ibrahimaj: Vijojmë investimet
Gjatë një konference shkencore dedikuar tërësisht inflacionit, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko e ka përkufizuar si shqetësuese situatën e rritjes......

Nga 1 Janari, shtesë në pagë për 70 mijë punonjës - Zerohet tatimi për pagat deri në 50 mijë lekë, rritja nga 650-1300 lekë
Nga 1 Janari dhe vazhdim, të gjithë punonjëist që paguhen deri në 50 mijë lekë në muaj nuk do të paguajnë më tatim mbi pagat. Kjo masë është pjesë e ligjit të......

“Gjobat e rritura për bizneset, kërkesë e qytetarëve” - Ibrahimaj: Dënojmë ashpër informalitetin dhe evazionin në punë
Aplikimi i gjobave të rritura për informalitetin në punë dhe nëndeklarimin e pagave ka ardhur si kërkesë e qytetarëve. Kështu është shprehur Ministrja e......

ERE lë në fuqi shtrenjtimin e energjisë - Rrëzon kërkesën e Tabakut, deputetja: Kostot, po iu transferohen qytetarëve 2 herë
Enti Rregullator i Energjisë ka rrëzuar kërkesën e deputetes Jorida Tabaku, për mosshtrenjtimin e konsumit të energjisë mbi 800 Kwh në muaj. Mbledhja u......

Miqësia franko-gjermane 'ende e gjallë' - Macron pret kancelarin gjerman Scholz mes tensioneve
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka pritur kancelarin gjerman, Olaf Scholz, ndërsa ata kërkuan të zgjidhin dallimet e rëndësishme në energji dhe mbrojtje......

‘Fundi i rrugës për Ford Fiesta’ - Makina më e shitur e të gjitha kohërave në Mbretërinë e Bashkuar ndalon prodhimin
Ford ka konfirmuar se do të përfundojë prodhimin e makinës më të shitur të të gjitha kohërave në Mbretërinë e Bashkuar qershorin e ardhshëm. Fundi i modelit......