Korrupsioni dhe konkurrenca në tenderë - Gati strategjia e re, jo më pak se 50% e kontratave të lidhen me SME

Masa antikorrupsion, promovim i konkurrencës dhe nxitje e pjesëmarrjes së operatorëve ekonomikë, sidomos e sipërmarrjeve të vogla e të mesme në procedurat e prokurimit publik. Këto janë disa nga objektivat kryesore të draft Strategjisë së Prokurimit Publik 2024-2030, që është nxjerrë për konsultim publik nga Agjencia e Prokurimit Publik.
Sipas dokumentit, parashikohen një sërë objektivash strategjikë, lidhur me kuadrin ligjor në fushën e prokurimit publik, koncesioneve dhe PPP-ve, prokurimeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, ngritjen dhe funksionimin e Operatorit të Blerjes së Përqendruar, forcimin e kapaciteteve administrative, etj..
Përmes masave të parashikuara për secilin prej objektivëve, synohet arritja e një sërë rezultatesh. Kështu, për të promovuar konkurrencën, numri mesatar i ofertave nuk duhet të jetë më pak se 2.5, ndërkohë që procedurat me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, ndaj numrit të procedurave konkurruese nuk duhet të jenë më shumë se 10%. Sa i takon pjesëmarjres së sipërmarrjeve të vogla e të mesme, synohet që jo me pak se 50% e kontratave të lidhen me këta operatorë, nga 60% që ky indikator është aktualisht.
Një tjetër indikator lidhet me rritjen e përdorimit të kritereve mjedisore dhe sociale, duke arritur në 20% në vitin 2030, teksa aktualisht nuk ka një vlerësim mbi përdorimin e këtyre kritereve nga institucionet publike.
Paralelisht, draftstrategjia parashikon një rritje të eficiencës së sistemit të ankesave nëpërmjet rritjes së shpejtësisë në vendimmarrje. Më konkretisht synohet që ankesat e shqyrtuara jashtë afatit nga Komisioni i Prokurimit Publik të ulen në 8%, nga 10.1% që janë aktualisht. Draft strategjia do të qëndrojë për konsultim publik, deri në 30 janar 2024.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Inflacioni turk ‘kërcen’ në afro 65% - Rritjet e papritura të çmimeve vazhdojnë të dëmtojnë qytetarët!
Teksa inflacioni lehtësohet në shumicën e ekonomive kryesore të botës, rritja e çmimeve të papritura vazhdon të dëmtojë qytetarët në Turqi. Inflacioni në vend......

A do të sjellë taksa minimale qindra miliarda të ardhura dhe do t'i japë fund konkurrencës tatimore?
Zbatimi i taksës minimale globale po afrohet dhe qeveritë dhe bizneset kanë filluar ta shohin atë siç është: një premtim i dobët, nëse jo bosh. Duke filluar......

Banka e Shqipërisë: 57% e totalit të transfertave bankare u kryen nëpërmjet pagesave elektronike
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, nga rreth 3.45 milionë transferta kreditimi të kryera nga klientët e sektorit bankar në tremujorin e tretë, 58.5% e......

Ndryshon mosha e daljes në pension - Për gratë, 61 vjeç e 8 muaj. Rritet vjetërsia në punë për burrat
Me nisjen e vitit 2024 ndryshon mosha e daljes në pension për gratë si dhe vitet e vjetërsisë në punë për të dy gjinitë. Kjo pasi, sipas reformës, që hyri në......

Temperatura rekord nën -40C raportohen në Finlandë dhe Suedi!
Termometrat në Finlandë dhe Suedi ranë nën -40 gradë Celsius në disa vende të martën, pasi dy vendet skandinave raportuan temperaturat më të ftohta të këtij......

Banka e Shqipërisë do tërheqë deri 330 milionë euro nga tregu - Ndërhyrje më energjike në 2023 për të ndalur mbiçmimin e lekut në raport me valutat
Duket se për këtë vit Banka e Shqipërisë ka vendosur të jetë shumë më energjike në ndërhyrjet për të mbajtur nën kontroll kursin e këmbimit. Ajo ka shtuar......

Janar-mars, Qeveria shton ndjeshëm bonot e obligacionet - 1.4 miliardë euro letra me vlerë për tremujorin e pare. 23 miliardë lekë më shumë se 2023
Qeveria ka dhënë që në janar sinjalin se do orientohet fort nga borxhi i brendshëm për të mbuluar nevojat për financim. Në kalendarin e emetimeve të bonove e......

Vlera e platformës X bie me 71% - Zhvlerësimi më i madh i ish-“Twitter” që nga blerja e Musk
Numri i përdoruesve mujorë të X ka rënë me 15% në vitin e parë që nga marrja në dorëzim e Musk mes shqetësimeve për një rritje të gjuhës së urrejtjes në......