Janar-mars, Qeveria shton ndjeshëm bonot e obligacionet - 1.4 miliardë euro letra me vlerë për tremujorin e pare. 23 miliardë lekë më shumë se 2023
Qeveria ka dhënë që në janar sinjalin se do orientohet fort nga borxhi i brendshëm për të mbuluar nevojat për financim. Në kalendarin e emetimeve të bonove e obligacioneve për tremujorin e parë të vitit, të publikuar nga Ministria e Financave, vërehet se për tremujorin e parë të vitit, Qeveria ka planifikuar të emetojë 144.5 miliardë lekë, apo afërsisht 1.4 miliardë euro bono thesari e obligacione. Shuma është dukshëm më e lartë se e njëjta periudhë e vitit që sapo lamë pas. Totali i emetimeve për periudhën janar-mars 2023 ishte 121 miliardë lekë, apo 23 miliardë lekë më pak se tremujori i parë i këtij viti.
Janari do të jetë muaji me më pak emetime, afërisht 50 miliardë lekë, apo rreth 500 milionë euro. Emetimet e muajit të parë të vitit do të dominohen tërësisht nga emetimi i bonove të thesarit me afat maturimi 12-mujor. Janë parashikuar për këtë muaj tre emetime bonosh njëvjeçare, i pari prej të cilëve është caktuar të zhvillohet në datën tre janar. Shuma totale e shpallur nga Ministria e Financave është mjaft e lartë, 14 miliardë lekë, afërisht 140 milionë euro.
Po kjo shumë do të emetohet edhe në ankandin e dytë të janarit, i cili do zhvillohet më datë 16. Më datë 23 janar është parashikuar të zhvillohet edhe ankandi i tretë, ku është parashikuar të shpallet nga Ministria e Financave gjysma e shumës së ankandeve të mëparëshme, 7 miliardë lekë, apo afërisht 70 milionë euro.
Vlerat e emetuara do të rriten dukshëm gjatë muajit shkurt, në 60 miliardë lekë apo afërisht 600 milionë euro. Edhe për shkurtin do të jenë bonot me afat maturimi 12-mujor ato që do të dominojnë ankandet. Janë parashikuar për këtë muaj tre ankande bonosh 1-vjeçare, me emetime përkatësisht 13.5 miliardë, 12.5 miliardë dhe po ashtu 12.5 miliardë, për një total prej mbi 38 miliardë lekësh, apo afërisht 380 milionë dollarësh.
Në muajin mars janë parashikuar vetëm dy ankande bonosh me afat maturimi 12 mujor, ssecili me vlerën 8.5 miliardë lekë, apo afërisht 85 milionë euro. Pjesa tjetër e ankandeve dominohet nga obligacionet, ndërkohë që parashikohen dy emetime afatshkurtëra, i pari me bono me afat maturimi 3-mujor në janar dhe i dyti me bono 6-mujore në shkurt.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Vlera e platformës X bie me 71% - Zhvlerësimi më i madh i ish-“Twitter” që nga blerja e Musk
Numri i përdoruesve mujorë të X ka rënë me 15% në vitin e parë që nga marrja në dorëzim e Musk mes shqetësimeve për një rritje të gjuhës së urrejtjes në......

2024, viti i një rendi të ri ekonomik - Investitorët paralajmërojnë transformimin e rëndësishëm
Investitorët duken të bindur se bankat qendrore të mëdha perëndimore janë pranë një ndryshimi të shumëpritur, nga rritja e normave të interesit deri tek ulja e......

Të gjithë duan litiumin e Bolivisë - Rusia dhe Kina në një garë “kokë më kokë”
Moska po bën hapa të shpejtë në kërkimin e lëndëve të para kritike. Duke tërhequr Bolivinë, Rusia, ashtu si Kina, ka fituar akses në një nga rezervat më të......

Çmimi i bakrit mund të arrijë nivele rekord - Apeli i analistëve: Përgatituni për deficit!
Çmimet e bakrit pritet të rriten me më shumë se 75% gjatë dy viteve të ardhshme mes ndërprerjeve të furnizimit të minierave dhe kërkesës më të lartë për......

Si ka nisur ky vit për tregun valutor?
Dollari amerikan e ka nisur pozitivisht vitin duke fituar pike dhe duke u blerë këtë mëngjes me 93.8 lekë dhe duke u shitur me 95 lekë. Monedha europiane......

Bitcoin regjistron një tjetër rekord - Ngjitet në mbi 45,000 dollarë, për herë të parë që nga prilli 2022
Bitcoin arriti mbi 45,000 dollarë të martën për herë të parë që nga prilli 2022, ndërsa kriptomonedha më e madhe në botë filloi Vitin e Ri me një tjetër......

Kartolina e Ramës, mesazh për mbrojtjen e mjedisit - Shqipëria anetare e unionit botëror për zonat e mbrojtura
Kryeministri Edi Rama e nisi vitin me një urim sensibilizues për mbrojtjen e natyrës. Me anë të një videoje për zonat e mbrojtura kreu i qeverisë bën të ditur......

Energjetika, në 2024 nis puna për linjën nënujore me Italinë - Balluku: E nisim vitin me sfida të reja, synohet rritja e eksporteve
Investimet në energjetikë synojnë zgjerimin e mundësive të vendit për të tu bërë pjesë e lidhjeve rajonale dhe europiane. Ministrja e energjetikës Belinda......