Banka e Shqipërisë: 57% e totalit të transfertave bankare u kryen nëpërmjet pagesave elektronike

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, nga rreth 3.45 milionë transferta kreditimi të kryera nga klientët e sektorit bankar në tremujorin e tretë, 58.5% e tyre ose më shumë se dy milionë veprime në total u kryen në formë jo-letër.
Referuar BSH-së, pagesat elektronike përbënin 56% të numrit total të transfertave bankare të kreditimit në 3-mujorin e tretë. Për të gjithë 9-mujorin 2023, pesha e pagesave elektronike arriti në 57% të totalit të transfertave.
Transfertat në formë jo-letër përfshijnë transferta që kryhen pa praninë fizike të klientit në bankë, kryesisht nëpërmjet shërbimeve të internet banking dhe mobile banking.
Zhvendosja e transfertave bankare drejt kanaleve elektronike shënon një pikë të rëndësishme kthese në marrëdhënien e publikut shqiptar me shërbimet bankare.
Përdorimi i pagesave nga kanalet elektronike është nxitur edhe nga Banka e Shqipërisë. Që prej qershorit të vitit 2020, të gjitha transfertat ndërbankare deri në vlerën e 20 mijë lekëve që kryhen nëpërmjet kanaleve elektronike duhet të ofrohen nga bankat pa asnjë komision. Ndërkohë, për shumat më të mëdha transfertat elektronike kanë komisione të paktën 50% më të lira krahasuar me ato që kryhen nga sportelet e bankave.
SCAN
Sondazh

Ndryshon mosha e daljes në pension - Për gratë, 61 vjeç e 8 muaj. Rritet vjetërsia në punë për burrat
Me nisjen e vitit 2024 ndryshon mosha e daljes në pension për gratë si dhe vitet e vjetërsisë në punë për të dy gjinitë. Kjo pasi, sipas reformës, që hyri në......

Temperatura rekord nën -40C raportohen në Finlandë dhe Suedi!
Termometrat në Finlandë dhe Suedi ranë nën -40 gradë Celsius në disa vende të martën, pasi dy vendet skandinave raportuan temperaturat më të ftohta të këtij......

Banka e Shqipërisë do tërheqë deri 330 milionë euro nga tregu - Ndërhyrje më energjike në 2023 për të ndalur mbiçmimin e lekut në raport me valutat
Duket se për këtë vit Banka e Shqipërisë ka vendosur të jetë shumë më energjike në ndërhyrjet për të mbajtur nën kontroll kursin e këmbimit. Ajo ka shtuar......

Janar-mars, Qeveria shton ndjeshëm bonot e obligacionet - 1.4 miliardë euro letra me vlerë për tremujorin e pare. 23 miliardë lekë më shumë se 2023
Qeveria ka dhënë që në janar sinjalin se do orientohet fort nga borxhi i brendshëm për të mbuluar nevojat për financim. Në kalendarin e emetimeve të bonove e......

Vlera e platformës X bie me 71% - Zhvlerësimi më i madh i ish-“Twitter” që nga blerja e Musk
Numri i përdoruesve mujorë të X ka rënë me 15% në vitin e parë që nga marrja në dorëzim e Musk mes shqetësimeve për një rritje të gjuhës së urrejtjes në......

2024, viti i një rendi të ri ekonomik - Investitorët paralajmërojnë transformimin e rëndësishëm
Investitorët duken të bindur se bankat qendrore të mëdha perëndimore janë pranë një ndryshimi të shumëpritur, nga rritja e normave të interesit deri tek ulja e......

Të gjithë duan litiumin e Bolivisë - Rusia dhe Kina në një garë “kokë më kokë”
Moska po bën hapa të shpejtë në kërkimin e lëndëve të para kritike. Duke tërhequr Bolivinë, Rusia, ashtu si Kina, ka fituar akses në një nga rezervat më të......

Çmimi i bakrit mund të arrijë nivele rekord - Apeli i analistëve: Përgatituni për deficit!
Çmimet e bakrit pritet të rriten me më shumë se 75% gjatë dy viteve të ardhshme mes ndërprerjeve të furnizimit të minierave dhe kërkesës më të lartë për......