Korridori VIII shkurtohet me 24 km - Punimet, Balluku: Vendet do të lidhen me tunel 5.8 km. Arrihet dakordësia

Pas nënshkrimit të kontratave kanë nisur punimet në lotin III dhe IV të rrugës Elbasan Qafë – Thanë, që është pjesë e korridorit VIII. Gjatë inspektimit të punimeve, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri me dije detajet e ecurisë së punimeve edhe për segmenet e tjerë, si dhe dakordësinë e arritur me palën maqedonase për pikën e re doganore dhe lidhjen e 2 shteteve përmes një tuneli me gjatësi 5.8 km, që do të shkurtojë rrugën me 24 km.
Ndërkaq, duke marrë në konsideratë trafikun e rënduar që krijohet në hyrje të qytetit të Elbasanit, u theksua se ndërtimi i bypassit të këtij qyteti është një nga projektet më prioritare dhe aktualisht po aplikohet për gjetjen e financimit.
Paralelisht, në muajin mars do të hapen edhe garat tenderuese për ndërtimin e lotit V dhe VI të korridorit VIII, që pritet të jetë tërësisht i përfunduar në vitin 2027.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Nafta për fermerët, jo me kartë, por në llogari bankare - Zv.ministri i Bujqësisë, Jaupllari jep detajet. Mbështetje edhe për serat
Fermerët, të cilët do të përfitojnë naftë falas nuk do të pajisen me kartë, sikundër po ndodh. Pagesat, tha zv.Ministri i Bujqësisë Arjan Jaupllari do të bëhen......

“Formalizimi i turizmit do të rrisë çmimet e hoteleve” - Eksperti: Si mund të gjurmohet një subjekt abuzues?
Ligji i ri i turizmit do të rrisë masën e gjobave ndaj subjekteve apo strukturave akomoduese të cilat abuzojnë por nga ana tjetër do të shtohen masat......

Ujëra të zeza në det, lumenj e liqene - Masat për subjektet që nuk instalojnë impiante trajtimi para sezonit turistik
Shumë shpejt Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ajo e Turizmit dhe Mjedisit do të kenë gati standardet që duhet të aplikojnë subjektet që shkarkojnë......

Interneti, operatorët nuk aplikojnë shitje me shumicë - Nga 586 mijë aksese në total në gjithë territorin, vetëm 578 me shumicë
Megjithëse numërohen në treg plot 240 operatorë që ofrojnë shërbim interneti të shpejtë me linja fikse, ata nuk aplikojnë pothuajse fare shitjet me shumicë......

Ndryshimet e tatimit mbi të ardhurat - Vjero: Për deklarime do përdoren formularët e vjetër, sistemi i ri nuk u bë gati në kohë
Tatimpaguesit do të përdorin formularët e vjetër për deklarimet tatimore, pavarësisht ndryshimeve ligjore që kanë hyrë në fuqi nga data 1 janar e këtij viti.......

Tregjet, të fokusuar te Forumi Ekonomik i Davosit - Diskutohet inflacioni, inteligjenca artificiale, lufta dhe zinxhiri i furnizimit
Tregjet europiane të aksioneve po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, ndërsa tregu i kriptomonedhave po shfaqet i qëndrueshëm, pasi investitorët janë të......

I ftohti në SHBA mbështet naftën - Prodhimi në Dakotën e Veriut bie me 400,000 fuçi në ditë
Nafta është kthyer në rritje në orët e pasdites, pas humbjeve të realizuara një ditë më parë, për shkak të shqetësimeve për ngadalësimin e kërkesës. Gjatë......

DPT / Rriten të ardhurat për vitin 2023 – Informaliteti, më shumë punonjës të siguruar se një vit më parë
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar të dhënat më të fundit mbi të ardhurat totale, kategoritë si dhe informalitetin në tregun e punës. Sipas të......