Bota Postuar më 9 Tetor 2023, 10:18

Konflikti Izrael-Hamas, rrit çmimin e naftës - 4% më shtrenjtë në ditën e tretë të luftimeve

Nga SCAN TV
Konflikti Izrael-Hamas, rrit çmimin e naftës - 4% më

Çmimet e naftës u rritën me 4% në një kohë që konflikti Izrael-Hamas hyri në ditën e tretë. Standardi global Brent u tregtua 4.53% më lartë, në 88.41 dollarë për fuçi të hënën, ndërsa kontratat e së ardhmes të Teksasit Perëndimor u rritën 4.69%, në 88.67 dollarë për fuçi.

Në orët e para të së shtunës, gjatë një feste të madhe hebraike, grupi militant palestinez Hamas nisi një infiltrim të shumëfishtë në Izrael - nga toka, deti dhe ajri duke përdorur dhe parashutistë. Sulmi ndodhi disa orë pasi mijëra raketa u hodhën nga Gaza në Izrael.

Ndërsa ka një rritje të çmimeve të naftës së papërpunuar, analistët besojnë se do të jetë një konflikt i përgjakshëm dhe me gjasë i përkohshëm.

Analistët shprehen se, që ky konflikt të ketë një ndikim kuptimplotë në tregjet e naftës, duhet të ketë një reduktim të qendrueshëm në furnizim, ose transport. Nëse një gjë e tillë nuk ndodh, reagimi pozitiv i çmimit të naftës do të jetë i përkohshëm. Gjithësesi, konflikti nuk rrezikon drejtpërdrejt asnjë burim të madh të furnizimeve të naftës.

Asnjëra palë nuk është një lojtar i madh i naftës. Izraeli ka dy rafineri të naftës me një kapacitet të kombinuar prej gati 300 mijë fuçi në ditë. Sipas Administratës së Informacionit të Energjisë të SHBA-së, vendi praktikisht nuk ka prodhim të naftës së papërpunuar. Njëkohësisht dhe në territoret palestineze nuk prodhohet naftë. Megjithatë, konflikti qëndron në pragun e një rajoni kryesor të prodhimit dhe eksportit për konsumatorët globalë. Ndërkohë, Irani i pasur me naftë duket të jetë dhe shqetësimi më i madh i momentit për tregun.

Nëse vendet perëndimore zyrtarisht e lidhin inteligjencën iraniane me sulmin e Hamasit, atëherë furnizimi dhe eksportet e naftës së Iranit përballen me rreziqe të menjëhershme negative.

Eksportet e naftës që vijnë nga Irani kanë qenë të kufizuara që kur ish-presidenti i Donald Trump në vitin 2018 doli nga një marrëveshje bërthamore dhe rivendosi sanksionet që synonin të pakësonin të ardhurat ndaj Teheranit. Ndërkohë, eksportet dhe prodhimi i naftës iraniane u rritën me rreth 600 mijë fuçi në ditë, në 3.2 milionë midis fundit të 2022 dhe mesit të vitit 2023. Ajo që shqetëson më shumë analistët është se konflikti mund të përhapet në rajon.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 9 Tetor

Java nis pozitivisht për valutat e huaja!

Dollari amerikan e ka nisur pozitivisht këtë javë pasi në ra[port me javën e kaluar ka regjistruar rritje të lehtë të kuotës teksa është blerë sot me 99.7 lekë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat