Shqipëria Postuar më 9 Tetor 2023, 09:31

Java nis pozitivisht për valutat e huaja!

Nga SCAN TV
Java nis pozitivisht për valutat e huaja!

Dollari amerikan e ka nisur pozitivisht këtë javë pasi në ra[port me javën e kaluar ka regjistruar rritje të lehtë të kuotës teksa është blerë sot me 99.7 lekë dh3e është shitur me 100.6 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane duket se vijon kurbën e saj negative pasi edhe sot ka qëndruar nën kuotën e 106 lekë teksa është blerë sot me 105.2 lekë dhe është shitur me 105.9 lekë.

Franga zvicerane ka rik7uepruar pikë teksa është forcuar ndjeshëm krahasuar me javën që lamë pas duke u blerë sot me 108.8 lekë dhe duke u shitur me 109.8 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik sakaq edhe ai e ka nisur këtë javën ë vlera pozitive teksa ka ftuar pikë në raport me javën e shkuar duke u blerë këtë mëngjes me 121 lekë dhe duke u shitur me 122 lekë.

SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat