“Ngadalësohet” ekonomia e Kosovës - Rritja reale në tremujorin e dytë ishte vetëm 2%
Aktiviteti ekonomik në Kosovë, sipas vlerësimeve të Agjencisë së Statistikave, ka shënuar rritje reale prej vetëm 2% në tremujorin e dytë të këtij viti. Ndikimin më të madh në këtë ngadalësim e kanë dhënë eksportet neto, ndërkohë që konsumi dhe investimet kontribuuan pozitivisht në rritjen reale të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Konsumi ka shënuar rritje prej 3.7%, për shkak të zgjerimit të së remitancave, kredive konsumatore, por edhe ngadalësimit të rritjes së çmimeve të konsumit. Investimet shënuan rritje prej 2%, si rezultat i shtimit të investimeve publike, por edhe kredive për këtë zë. Për sa i përket tregtisë së jashtme, eksportet neto kanë thelluar deficitin tregtar me 6.7% si rezultat i rritjes së importit të mallrave dhe shërbimeve prej 6.3%, ndërsa eksporti i mallrave dhe shërbimeve ka shënuar rritje më të ngadaltë me 5.9%.
Zgjerimi i Prodhimit të Brendshëm Bruto në tremujorin e dytë të vitit është mbështetur kryesisht nga rritja e vlerës së shtuar në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit, sektorin industrisë përpunuese, bujqësisë, tregtisë, etj. Aktiviteti ekonomik u reflektua në rritjen e numrit të ndërmarrjeve të regjistruara, kryesisht në sektorët e tregtisë, prodhimit, ndërtimit dhe hotelerisë.
Parashikimet e Bankës Qendrore të Kosovës për gjysmën e dytë të vitit 2023 sugjerojnë për një rritje të ekonomisë prej 3.7% në tremujorin e tretë dhe 4.3% në tremujorin e katër. Investimet e përgjithshme, konsumi public, si dhe eksporti i shërbimeve, i ndërlidhur me shpenzimet e diasporës, pritet të jenë shtytësit kryesor të rritjes. Ndërsa, pritjet për rënie të eksportit të mallrave do të ndikojnë negativisht aktivitetin e përgjithshëm ekonomik.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Banka Qendrore e Izraelit shet 30 miliardë dollarë në rezerva valutore pasi monedha vendase ra në nivelin më të ulët në 7 vjet!
Banka e Izraelit njoftoi të hënën se do të shesë deri në 30 miliardë dollarë rezerva valutore në një përpjekje për të mbështetur monedhën e saj vendase, e cila......

E vërteta rreth teoremës së Pitagorës (e cila nuk u zbulua nga Pitagora)!
Kush e zbuloi teoremën e Pitagorës? “Pitagora, secili prej nesh do të thoshte...”. Megjithatë, një zbulim i kohëve të fundit sugjeron se teorema mund të jetë......

Pas Gjermanisë dhe Belgjikës, edhe Franca do të ndalojë cigaret elektronike!
Qeveria franceze është gati t'i shpallë luftë "puffs", cigareve elektronike njëpërdorimshme, shumë të njohura veçanërisht në mesin e të rinjve. Në fillim të......

Java nis pozitivisht për valutat e huaja!
Dollari amerikan e ka nisur pozitivisht këtë javë pasi në ra[port me javën e kaluar ka regjistruar rritje të lehtë të kuotës teksa është blerë sot me 99.7 lekë......

Vendet në të gjithë Europën po përballen me krizën e strehimit!
Gjatë viteve të fundit, krizat e strehimit janë bërë gjithnjë e më të përhapura në të gjithë Europën, duke prekur kombet me shëndet të ndryshëm ekonomik.......

OpenAI, kompania mëmë e ChatGPT, po eksploron krijimin e çipave të vet të inteligjencës artificiale!
OpenAI, kompania që qëndron pas ChatGPT, po eksploron prodhimin e çipave të saj të inteligjencës artificiale dhe ka arritur deri në vlerësimin e një objektivi......

3 miliardë dollarë ju vendos në mesin e 400 njerëzve më të pasur në SHBA - 40 vjet më parë do të kishin mjaftuar më pak se 2!
Vetëm 40 vjet më parë, një vlerë neto prej 2 miliardë dollarësh do t'ju vendoste në krye të listës vjetore të Forbes të 400 njerëzve më të pasur në Amerikë. Në......

Amazon lëshon prototipet e para të satelitëve të internetit!
Më shumë se katër vjet që kur gjigandi i teknologjisë njoftoi planin e tij ambicioz për të investuar shumë në ndërtimin e një rrjeti global të internetit......