Bota Postuar më 20 Dhjetor 2023, 12:12

Kina planifikon zotërimin e tregut të kobaltit - Minerali përdoret gjerësisht në sektorin e automjeteve elektrike

Nga SCAN TV
Kina planifikon zotërimin e tregut të kobaltit - Minerali

Kobalti përdoret gjerësisht në sektorin e automjeteve elektrike, ku kombinohet me nikelin për të prodhuar densitet më të lartë energjie në bateritë litium-jon. Megjithatë, jo të gjitha bateritë e automjeteve elektrike përdorin kobalt: disa kompani, duke përfshirë Tesla. kanë kaluar nga kobalti nikel mangan - NMC në bateritë litium fosfat hekuri - LFP pjesërisht për shkak të shqetësimeve mjedisore dhe gjeopolitike.

Kina është importuesi më i madh në botë i kobaltit, duke përbërë mbi 60% të importeve globale. Fatkeqësisht, furnizimet në rritje, kryesisht nga Republika Demokratike e Kongos dhe Indonezia, kanë detyruar çmimet të ulen nga 81.790 dollarë/ton në prill 2022 në 33.140 dollarë/ton. Indonezia pritet të katërfishojë prodhimin e saj të kobaltit dhe madje mund të tejkalojë këto vlerësime.

Grupi CMOC i Kinës rriti prodhimin e tij të kobaltit me 144% në tre tremujorët e parë të vitit 2023 dhe tani është shumë afër të kapërcejë gjigantin e mallrave Glencore si prodhuesi më i madh i kobaltit në botë. CMOC ka vendosur një objektiv për të rritur pjesën e saj të tregut të tregut global të kobaltit të minuar nga 11% në 2022-shin në gati 30% deri në vitin 2025.

Miniera Kisanfu e CMOC në Kongo është pjesërisht në pronësi të CATL të Kinës, prodhuesi më i madh në botë i baterive EV. Ndërkohë, ‘MMG Group’ i Kinës planifikon të zgjerohet në minierën e saj Kinsevere në Kongo, ndërsa Jinchuan Group International Resources po bën të njëjtën gjë në prodhimin e kobaltit po në këtë vend.

Sipas Morgan Stanley, prodhimi global i kobaltit të rafinuar pritet të rritet me 23% këtë vit, duke krijuar një tepricë prej 74.800 tonësh deri në vitin 2024. E gjithë kjo nuk premton mirë për tregtarët e kobaltit. Gjatë pesë viteve të ardhshme, do të ketë një mbiofertë në treg. Pra, në thelb kjo do të thotë që çmimet do të mbeten të ulëta për të ardhmen e parashikueshme.

Dorina Kurtaj / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat