Shqipëria Postuar më 20 Dhjetor 2023, 10:09

Balluku: Shqipëria duhet të ngrejë industrinë e lehtë ushqimore - Zëvendëskryeministrja premton asistencë për aksesin e bizneseve tek fondet e Qeverisë dhe BE-së

Nga SCAN TV
Balluku: Shqipëria duhet të ngrejë industrinë e lehtë

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka thënë në një tryezë me biznesin se ka ardhur momenti që Shqipëria të nisë të mendojë për ngritjen e industrisë së lehtë ushqimore. Në përgjigje të kërkesave të ngritura nga përfaqësuesit e bisnesit, Balluku premtoi asistencë për akses te fondet si të Qeverisë, ashtu edhe të Bashkimit Evropian

Në një tryezë diskutimi me biznesin për ccështjet e bujqësisë, Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku tha se ka ardhur momenti që Shqipëria të nisë të mendojë për industrinë e lehtë ushqimore.

Ajo tha se tashmë eksportet bujqësore shqiptare kanë arritur vlerën prej 500 milionë eurosh, dhe se ambicia e Qeverisë është që ato të shkojnë në 1 miliardë euro brenda vitit 2030. Por nga ana tjetër nënvizoi se është e papranueshme që niveli i importeve të produkteve ushqimore të vendin është aktualisht 800 milionë euro në vit.

Në përgjigje të kërkesave të ngritura nga përfaqësuesit e bisnesit, Balluku premtoi asistencë për akses te fondet si të Qeverisë, ashtu edhe të Bashkimit Evropian.

Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj e vuri theksin te rëndësia e garantimit të sigurisë dhe cilësisë së produkteve ushqimore.

Lorenc Rabeta / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat