Abu Dhabi blen një pjesë të mirë të portit të Izmirit - Marrëveshja me Turqinë vlen 500 milionë dollarë

Aksione të rëndësishme në portin turk të Izmirit do të blihen nga Abu Dhabi, në një tjetër shenjë afrimi mes ish-rivalëve gjeopolitikë. Grupi AD Ports i kontrolluar nga shteti do të investojë në një njësi ekonomike të krijuar nga Fondi i Pasurisë së Turqisë për të menaxhuar portin. Sipas informacioneve vlera e marrëveshjes mund të arrijë në 500 milionë dollarë, pasi Ankaraja është ‘e uritur’ për investime pas viteve të politikave ekonomike joortodokse, të cilat e çuan inflacionin në rritje dhe monedhën vendase në rënie të lirë.
Portet luajnë një rol kyç në ndryshimin strategjik në prodhimin global. Dobësitë në zinxhirët e furnizimit të regjistruar në mes të pandemisë dhe tensionet gjeopolitike në rritje po ndryshojnë lojën pasi kompanitë përpiqen të sjellin prodhimin më afër pikës së shitjes.
Turqia, ndërkohë, shpreson se një cikël agresiv i rritjes së normës që filloi në qershor do të tërheqë investitorët pas vitesh kthimi prapa. Në këtë kontekst, presidenti turk Erdogan u takua sërish me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed në kuadër samitit të OKB-së për klimën të mbajtur në.
Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe filluan të përmirësojnë marrëdhëniet dy vjet më parë, pas një rivaliteti të ashpër të nxitur kryesisht nga dallimet ideologjike që i shtynë dy fuqitë rajonale të mbështesin kampet kundërshtare në tabelën gjeopolitike të shahut të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut. Zyrtarët e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë thënë që atëherë se shohin mundësi të mëdha investimi në Turqi, nga energjia te logjistika.
Gjiganti shtetëror i portit DP World, i cili operon në 73 vende, bleu shumicën e aksioneve në një port turk në fillim të këtij viti, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia nënshkruan një marrëveshje të tregtisë së lirë në maj.
Të dy palët më në fund arritën një seri marrëveshjesh me vlerë më shumë se 50 miliardë dollarë në korrik, pasi presidenti turk Erdogan vizitoi vendet e Gjirit në një përpjekje për të ringjallur ekonominë e vendit. Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe më pas i dhanë frymë ekonomisë turke të lëkundur, me të dyja palët që thelluan bashkëpunimin në energji, transport, infrastrukturë, industrinë e mbrojtjes dhe inteligjencën artificiale.
Ndërsa Ankaraja kërkon fonde dhe investime nga shtetet e pasura me energji të Gjirit, monarkitë prodhuese të naftës shpresojnë se fuqia industriale e Turqisë mund t'i ndihmojë ata të diversifikojnë ekonomitë e tyre larg sektorit të energjisë.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Balluku: Shqipëria duhet të ngrejë industrinë e lehtë ushqimore - Zëvendëskryeministrja premton asistencë për aksesin e bizneseve tek fondet e Qeverisë dhe BE-së
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka thënë në një tryezë me biznesin se ka ardhur momenti që Shqipëria të nisë të mendojë për ngritjen e industrisë së......

Tre bashki instalojnë ndriçim të ri të rrugëve me efiçencë energjetike
Bashkitë Korçë, Përmet dhe Berat instalojnë mijëra drita LED përmes një bashkëpunimi me projektin zviceran për bashkitë me menaxhim inteligjent të......

Inflacioni i Eurozonës krahasuar me çmimet e energjisë ofron një lehtësim!
Publikimi i inflacionit të zonës së euros nga viti në vit për nëntorin erdhi të martën, duke arritur në 2.4%. Kjo ishte në përputhje me pritjet e analistëve......

Vështirësi në presidencën belge të BE-së ndërsa fillon gara për mbylljen e dosjeve thelbësore legjislative!
Vendi do të marrë drejtimin në përfaqësimin e vendeve anëtare të BE-së në janar, gjatë asaj që premton të jetë një periudhë e trazuar politike, me zgjedhjet......

BE zgjat kufirin e çmimit të gazit deri në janar 2025!
Kufiri i çmimit, i cili nuk është aktivizuar kurrë, u miratua për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar si pjesë e reagimit emergjent të bllokut ndaj......

Rikthehet optimizmi për miratimin e ETF-ve - Bitcoin ngjitet pranë 43,000 USD, BlackRock rishikon propozimin
Tregu i kriptomonedhave i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, me bitcoin që i është afruar sërish 43,000 dollarëve, ndërsa ethereum është rritur në......

Nafta ndal rritjen 2-ditore - Investitorët po vlerësojnë ndikimin e sulmeve në Detin e Kuq
Nafta ka ndalur vrullin e ditëve të fundit dhe po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, pasi investitorët po vlerësojnë ndikimin e mundshëm në......

Dollari, pranë nivelit më të ulët në 4 muaj - Jeni japonez, monedha me performancën më të dobët
Jeni japonez po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, pasi Banka e Japonisë (BOJ) e mbajti në fuqi politikën monetare ultra-lehtësuese, siç pritej gjerësisht......