Shqipëria Postuar më 4 Janar 2024, 12:01

Kërkime për ar në Librazhd - Avancojnë procedurat për lejet e zbulimit, investimi 40.12 mln lekë

Nga SCAN TV
Kërkime për ar në Librazhd - Avancojnë procedurat për

Shoqëria “Building Construction”, që është mbajtëse e lejes minerare për kërkim - zbulimin e mineralit të arit, në Babje të Librazhdit ka avanacuar me procedurat për palijsen me lejet e nevojshme për nisjen e gërmimeve.

Kjo kompani ka aplikuar pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, për t’u pajisur me lejen mjedisore, që është parakusht për kryerjen e punimeve gjeologo - zbuluese.

Sikurse specifikohet në dokumentet e depozituar në AKM, qëllimi i projektit është të tregojë skemën e kërkim – zbulimit të mineralit të arit, në Babje të Librazhdit, vlerësimin e rezervave të këtij minerali, si dhe hartimin e një raporti përfundimtar mbi mundësitë teknike të shfrytëzimit të kësaj miniere.

Zona e projektit ndodhet në një vend të pabanuar, teksa Babja është fshati më i afërt. Fshati më i largët është Spathari, që ndodhet rreth 1.5 km në veri – verilindje të objektit. Leja minerare për kërkim – zbulimin e këtij minerali të çmuar u dha në nëntor të vitit 2022, pas një procedure konkurruese të shpallur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në njoftimin për shpalljen e fituesit specifikohej se vlera totale e investimit do të arrijë në 40.12 mln lekë. Kjo është leja e parë që është dhënë për zbulimin e këtij minerali, pas shumë vitesh.

Ola Mitre / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat