2023, SHBA eksportuesi kryesor i LNG - Europa dhe Azia, dy destinacionet kryesore

Eksportet e gazit natyror të lëngshëm të SHBA-së arritën rekord mujor dhe vjetor në dhjetor të 2023-shit, sipas të dhënave të gjurmimit të cisternave, me analistët që thonë se i pozicionoi Shtetet e Bashkuara të lënë pas Katarin dhe Australinë për t'u bërë eksportuesi më i madh në 2023-shin.
Shtetet e Bashkuara ishin të spikatura në rritjen e furnizimit global të LNG në vitin 2023, sipas ekspertëve, për rritjen në 8.6 milionë ton. Katari ishte eksportuesi më i madh i LNG në 2022-shin dhe Australia e dyta më e madhe atë vit.
Prodhimi rekord i SHBA-së u nxit nga dy faktorë: kthimi i “Freeport LNG” në shërbim të plotë, i cili shtoi 6 ton metrikë dhe prodhimi i vitit të plotë i objektit “Calcasieu Pass” të Venture Global LNG që shtoi 3 ton metrikë më shumë se në 2022-shin.
Eksportet e vitit të plotë nga SHBA u rritën me 14.7% në 88.9 milionë ton metrikë, të nxitura kryesisht nga kthimi në prodhimin e plotë të fabrikës Freeport LNG. Dërgesat krahasohen me 77.5 milionë ton metrikë në vitin 2022.
Europa mbeti destinacioni kryesor për eksportet e LNG të SHBA-së në dhjetor, me 5.43 ton metrikë, ose pak më shumë se 61%. Në nëntor, 68% e eksporteve të LNG të SHBA-së ishin në Europë. Rënia nga muaji në muaj reflektoi temperaturat më të ngrohta se normalja në Europë dhe nivele të larta të ruajtjes. Depozita europiane e gazit ishte rreth 97% në fillim të dhjetorit.
Azia ishte tregu i dytë më i madh i eksportit për LNG-në e SHBA-së në dhjetor, duke marrë 2.29 ton metrikë, ose 26.6%, të eksporteve, nga 18.5% në nëntor. Eksportet e SHBA në Amerikën Latine ishin gjysmë milioni ton metrikë, ose rreth 6% e eksporteve totale.
Flukset e gazit natyror në shtatë impiantet e mëdha të eksportit të LNG-së në SHBA janë rritur mesatarisht 14.9 miliardë metra kub në ditë deri më tani në janar, nga një rekord mujor prej 14.7 miliardë metra kub në ditë në dhjetor. Kjo kryesoi nivelin më të lartë mujor të të gjitha kohërave prej 4.3 miliardë metra kub në ditë në nëntor.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Të gjithë më karta bankare nga muaji prill - Kosto zero për kategoritë në nevojë, kosto të reduktuara për shtresat me të ardhura të kufizuara
Kosto zero për kategoritë në nevojë, kosto të reduktuara për shtresat me të ardhura të kufizuara. Ligji që parashikon paisjen e të gjithë qytetarëve......

Automjetet elektrike në Itali - Qeveria, “ndihmë” 930 milionë euro për blerjen e tyre
Qeveria italiane po shqyrton një plan prej 930 milionë euro për të inkurajuar njerëzit që të dorëzojnë makinat e tyre me benzinë ose naftë dhe në vend të......

Instalimet e energjisë së rinovueshme në Gjermani - Shënojnë rekord. Vendi synon të mbulojë 80% të kërkesës për energjie deri në 2030
Instalimet e energjisë diellore dhe të erës në Gjermani regjistruan rekord në vitin 2023, por vetëm energjia fotovoltaike arriti objektivat e qeverisë, sipas......

Forcohen sërish Paundi e Franga – Sa këmbehen sot Euro dhe Dollari?
Dollari amerikan duket i qëndrueshëm këtë mëngjes teksa është blerë sot me 94.3 lekë dhe është shitur me 95.3 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Greqia kryeson renditjen vjetore sërish si 'vendi i vitit' në ekonominë globale!
Greqia kryesoi renditjen vjetore të The Economist të ekonomive të botës së pasur në 2023. Studimi mbledh të dhëna për pesë tregues: inflacioni "bazë" - i......

Modernizohet ushtria shqiptare – Dy helikopterë amerikanë BlackHawk, në arsenalin e Forcave të Armatosura
Dy helikopterë amerikanë BlackHawk do të shtohen në arsenalin e Forcave të Armatosura në fund të këtij muaji. Njoftimin e ka bërë Ministria e Mbrojtjes,......

Makina luksoze për Policinë e Shtetit - Mjetet e konfiskuara të krimit, jo më në shitje, por për nevoja të forcave të rendit
Makinat luksoze të konfiskuara edhe të sekuestruara do të përdoren nga Policia e Shtetit. Lajmi është dhënë nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla, sipas të......

Ecuria e “korridorit blu” - Në qershor mbyllet aksi Thumanë-Kashar, Balluku: Rrugë alternative, pa pagesë
Aksi rrugor Thumanë – Kashar, që është pjesë e korridorit blu do të përfundojë në qershor të këtij viti. Ministrja e Infrasrulturës dhe Energjisë inspektoi......